Kategoria Superiore/ Shkumbini-Apolonia 2-0
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 17 Shtator 2011 19:51   Shtyp

shkumbini_gol_Shkumbini eshte kthyer te fitorja duke mundur 2-0 Apolonine e Fierit. Pas humbjes 5-2 ne Ballsh kunder Bylisit, peqinasit nuk kane duruar gjate per te gjetur tre piket e pare na kampionat. Ne ndeshjen e sotme luajtur ne stadiumin e Peqinit nuk kane munguar tifozet bardhekalter, nje force me shume per Shkumbinin. Vendasit kane dominuar totalisht ndeshjen dhe kane qene kerkues qe nga minuta e pare. Mustafaj ka vene ne prove portierin mik qe ne minutat e para te takimit. Apolonia ka provuar te kundersulmoje por mbrojtja peqinase ka qene ne gadishmeri te plote per te neutralizuar rreziqet. Rama ka vene ne prove Kotorrin ne minuten e 39-te por portieri i Shkumbinit ka reaguar me nje grushtim spektakolar. Ne minuten e 41-te i sapo ardhuri, Papa Diop ka goditur shtyllen dhe vetem fati e ka penguar te debutoje me gol ne ndeshjen e pare. Goli ka ardhur ne fundin e pjeses se pare, ne minuten e 45-te nga Klement Xhura.

Edhe ne pjesen e dyte peqinasit e kane vrare ndeshjen me nje gol ne minuten e 50-te pa i lene kohe te reagonin fieraket. Sulkja ka shenuar golin e dyte dhe i ka dhene qetesine e nevojshme bardhekalterve. Shkumbini ka marre tre piket e para ne shtepi dhe ka kthyer me kembe ne toke Apolonine qe e nisi mire kampinatin duke mposhtur nje jave me pare Dinamon.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide