Kategoria Superiore/ Tirana – Bylis 3-2
nga AlbaniaSoccer   E diel, 23 Tetor 2011 23:19   Shtyp

tirana-bylisNje triplete e Bekim Bales, njeriut qe bekoi sot Tiranen i ka dhene fitoren bardhebluve ne nje ndeshje dramatike perballe Bylisit.

Ne stadiumin “Qemal Stafa” u luajt sot nje ndeshje shume e luftuar qe solli edhe disa gola spektakolare. Tirana nuk eshte dorezuar deri ne fund dhe besimi ju shperblye me nje gol ne minuten e 90-te. Kjo fitore i dha kryesimin Tiranes qe tani ndan vendin e pare me Teuten.

Pjesa e pare pa si me kerkuese ne fushe bardheblute por kur pritej goli i tyre kapiteni ballshiot Amarildo Dimo shenoi nje gol me koke nga brenda zones ne minuten e 27-te. Tirana reagoi dhe pas kater minutash me Balen qe po me koke barazoi rezultatin.

Ne pjesen e dyte serish sulmuesi shkodran ne minuten e 53-te shenoi golin e avantazhit te perkohshem. Tirana po administronte lojen qetesisht ndersa Bylisi i trajnerit Shensoi ngacmonte me kundersulme. Pas nje aksioni te shpejte Dimo fitoi nje penallti ne zone te cilen e ktheu ne gol ne minuten e 71.

Tirana u tremb dhe pavarsisht deshires per ta fituar ndeshjen goli dukej sikur nuk do te vinte

Ne minuten e pare shtese Ahmataj goditi traversen ndersa nje minut me vone Bekim Bala firmosi fitoren me nje kthese spektakolare brenda zones. Ballshiotet me te drejte ngelen te zhgenjyer nga fundi pasi menduan se po merrnin nje pike ne kryeqytet.

Kliko - Skeda e ndeshjes

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide