Kategoria Superiore/ Tomori – Teuta 0-2
nga AlbaniaSoccer   E diel, 30 Tetor 2011 22:40   Shtyp

teuta_golTeuta ka fituar meritueshmerisht ne Vlore kunder Tomorit ne fushe asnjanese dhe pa pranine e tifozeve.

Djemte e detit vazhdojne te mbajne ritmin kryesues dhe pas kesaj jave bashke me Tiranen ne kuoten e 16-te pikeve. Djemte e Hasan Likes kane shfrytezuar momentin e krizes qe po kalojne beratasit dhe i kane fundosur akoma me shume ne zonen e ftohte te tabeles se klasifikimit.

Ndeshja ka qene ne nivelin mesatar dhe Teuta ka goditur dy here me ane te Hyshmerit ne pjesen e pare dhe Veliaj ne te dyten. Tomori ka provuar te reagoje por pa sukses. Ne kete skuader tani ka humbur edhe entuziazmi i fillimit dhe problemet e jashte fushes po reflektojne shume edhe ne terrenin e gjelber.

Pas kesaj humbje beratasit gjenden ne vendin e parafundit me 4 pike te grumbulluara me shume pak shpresa per te mbijetuar. Ndersa Teuta po tregon force jave pas jave e tani bashke me Tiranen kryeson bindshem Kategorine Superiore.

Kliko - Skeda e ndeshjes

 

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide