Kategoria Superiore/ Pogradeci – Kamza 2-1
nga AlbaniaSoccer   E diel, 27 Nentor 2011 23:31   Shtyp

pogradeci_ekip_golPogradeci ka bere detyren ne shtepi duke mundur jo pa veshtiresi Kamzen me rezultain 2-1 dhe marre tre pike qe e mbajne larg zones se ftohte ku luftohet per te mos rene nga kategoria. Liqenoret kane shenuar dy gola ne pjesen e dyte, nderkohe qe pjesa e pare u karakterizua nga nje lufte e forte sportive dhe loja u perqendrua ne mesfushe.

Ne minuten e 59-te Nastosk i shenoi golin e pare dhe coi peshe tifozerine pogradecare. Pak minuta me vone Drazhanin, dyfishoi per vendasit dhe vendosi qetesine tek liqenoret.

Nje gol i Enri Tafajit ne minuten e 80-te riktheu tensionin per pak minuta ne Pogradec, por vendasit diten te menaxhojne si duhet rezultatin deri ne fund.

Me kete fitore liqenoret arriten ne kuoten e 13 pikeve duke mbajtur vendin e dhjete po aq sa dhe Kamza e vendit te nente.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide