Tirana/ Rubio : Duro? Pa me kerkuar falje nuk kthehet ne skuader!
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 27 Shkurt 2012 22:47   Shtyp

rubio_sanchezTrajneri i bardhebluve Julian Rubio Sanchez ka folur ne lidhje me pezullimin e mesfushorit Klodian Duro.

“Nje lojtar qe nuk respekton vendimet e trajnerit si dhe shoket e skuadres nuk mund te jete pjese e saj pasi injekton nje fryme te keqe ne ekip. Kur them nuk respekton shoket e skuadres e kam fjalen per ate qe ato japin gjate gjithe javes ne stervitje kurse lojtari ne fjale ka qene me posht se shoket e tij te ekipit dhe kerkon te jete ne formacion duke dashur te zere ne menyre te padrejt vendin e nje prej shokeve te tij qe gjate gjithe javes kane punuar me shume se ai. Ne fushen e lojes zbret  ai qe ka formen me te mire gjate pergatitjes javore dhe per kete nuk ka dyshime”.

“Duro eshte nje lojtar i mire dhe me eksperienc dhe nuk i falen keto gabime trashanike. Nese ai do te rikthehet ne skuader duhet ti  kerkoj falje shokeve te ekipit dhe mua. Pa bere kete veprim  une nuk e pranoj ne ekip. Nga kjo duhet te mesojne dhe te tjeret qe ne ekipin tim nuk ka senatore, por te gjithe jane te barabarte”.

@Albaniasoccer.com

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide