Disiplina gjobit Flamurtarin dhe Pogradecin
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 17 Mars 2012 18:26   Shtyp

kartonatPas paralajmërimeve vjen edhe gjoba për skuadrën e Flamurtarit. Komisioni i disiplinës pranë federatës shqiptare te futbollit, pasi kane marre ne shqyrtim problemet e konstatuara ne ndeshjet e kategorive te ndryshme te kampionatit kombëtar te futbollit, vendosi:

Flamurtari për dështim ne përmbushjen e përgjegjësive ne organizimin e ndeshjes ne kupe kundër Skënderbeut, është dënuar me një gjobe prej 50 mije lekesh, ne këtë rast thirrjet e tifozerise dhe banderolat kundër ekipit kundërshtar.

Te njëjtin fat ka pësuar edhe Pogradeci për te njëjtin problem disiplinor ne fushën asnjanëse te Elbasanit, për javën e 16 te superliges. Drejtuesit e Flamurtarit dhe Pogradecit janë ne një lufte te vazhdueshme me FSHF, ndërsa janë mes iniciatorëve te klubeve te njohura te superliges, për krijimin e një lige profesioniste. Sipas tyre kjo do te krijonte pavarësi nga FSHF, duke qene ata objekti dhe subjekti i garës me rregulla qe garantojnë korrektësi dhe ndershmëri ne futboll.

©Albaniasoccer.com

komente