Kategoria Superiore/ Teuta dhe Shkumbini fitojne
nga AlbaniaSoccer   E diel, 25 Mars 2012 08:15   Shtyp

teuta_golTeuta me vështirësi ka arritur të kthehet te fitorja. Durrsakët fituan 2-1 me Apoloninë e vendit të parafundit. Edhe në pjesën e dytë Teuta vuan për të gjetur golin, i cili vjen në minutën e 68-të, me Dostin. Në minutën e 74-ter, Pepa realizoi golin e dytë për durrsakët. Në fund të takimit, në minutat shtesë kapiteni fierak Gërxho shënon golin e nderit.

Ne Peqin, skuadra e Shkumbinit ne futboll ka ndalur ecurinë pozitive te Dinamos ne javët e fundit, duke fituar minimalisht 1-0. Golin e fitores për vendasit e ka shënuar gjirokastriti Shenaj në minutën e 81-të. Me këtë fitore Shkumbini shkon në 23-pikë, ndërsa Dinamo humbet një shans për të lënë vendin e fundit.

Java e XVIII e kategorisë superiore do të luhet në tre ditë. Të dielën zhvillohen edhe dy takime të tjera, Pogradeci-Flamurtari dhe Laçi-Tomori, ndërsa të hënën përballen Kastrioti-Bylis, Kamza-Skenderbeu dhe Tirana-Vllaznia.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide