Komisioni Disiplines/ Tirana dhe Kastrioti nje ndeshje pa tifoze, Shensoy dy ndeshje pezullim
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 11 Prill 2012 21:17   Shtyp

komiteti_ekzekutiv_mbledhjeBardheblute e Tiranes do te luajnë një ndeshje pa tifozë ne shtëpinë e saj. Është ky vendimi i komisionit te disiplinës qe e ka dënuar skuadrën kryeqytetase për hedhje te mjeteve ndezëse ne fushën e lojës kundër Apolonisë ne fundjave dhe ofendime te vazhdueshme te tifozerise bardheblu gjate kësaj ndeshje . Gjithashtu lojtari i Tiranes, Gerhard Tushe, për peshtyrje ndaj kundërshtarit është dënuar me 6 ndeshje pezullim dhe 100 mije leke gjobe.

Me një ndeshje pa spektatore është dënuar edhe Kastrioti për hedhje te sendeve te forta ne fushe ne takimin kundër Skënderbeut. Komisioni i disiplinës ka marre ne shqyrtim edhe takimin Kamza-Dinamo duke dënuar me një ndeshje pezullim dhe 100-mije leke gjobe lojtaret Gentian Manuka dhe Ervis Kaja për sjellje jo sportive ndaj lojtareve kundërshtar. Lojtari tjetër i Kamzes, Mario Bytyci, për ofendim dhe kërcenim ndaj zyrtareve te ndeshjes është pezulluar 2 takime dhe 100-mije leke gjobe ndërsa, Skerdi Bejzade, për goditje dhe ofendim te lojtarit kundërshtar është pezulluar  9-ndeshje dhe 100-mije leke gjobe.

Dy ndeshje pezullim dhe 100-mije leke gjobe edhe për trajnerin e Bylis, Naxhi Shensoy, për ofendim te zyrtareve te ndeshjes kundër Flamurtarit.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide