Tirana/ Salih Tagani : Rubio vendos per lojtaret
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 02 Gusht 2012 11:42   Shtyp

rubio_sanchezDrejtuesit e klubit bardheblu ne bashkepunim me trajnerin Rubio jane duke menduar Tiranen e sezonit 2012-2013 nga e cila do te kerkohet  titulli kampion qe mungon prej sezonit 2008-2009. Detyra që i është besuar trajnerit Rubio Sançez dhe lojtarëve të tij, nuk është e lehtë, për më tepër në këto momente, ku shumë skuadra janë forcuar ekonomikisht dhe po bëjnë blerje të bujshme.

Administratori i Tiranes Salih Tagani ka folur per kontraten e trajnerit Rubio si dhe per lojtaret qe do te afrohen dhe do te largohen.

“Në këto momente  kontrata dyvjeçare nuk është firmosur nga trajneri, por ajo është e gatshme, madje e noterizuar dhe firma e tij nuk diskutohet. Kjo çështje nuk është më problem”, nënvizoi administratori i Tiranës.

Po ashtu ditët e fundit është përfolur edhe për faktin se Rubio ka vendosur të rinovojë ekipin, dhe një gjë të tillë do ta fillojë që nga largimi i disa veteranëve si Sina, Dabulla, Pisha, apo edhe Duro (nën kontratë deri në 2013-n). Tagani thekson se kjo është një çështje që i përket vetëm trajnerit: “E di vetë Rubio se cilët janë lojtarët që i duhen Tiranës për të realizuar objektivat tanë dhe cilët duhet të ikin. Tekniku është i plotfuqishëm në vendimet që merr dhe ne i japim mbështetjen maksimale”, përfundoi drejtuesi më i lartë i klubit Tirana.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide