Kategoria Superiore/ Laci i bene “gjemen” Flamurtarit
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 01 Shtator 2012 08:15   Shtyp
laci_golMe një trajner të ri në pankinë tashmë si Hulian Rubio, skuadra vlonjate mundet në shtëpi nga Laçi 1-0.

Nuk ka ndryshuar asgjë tek kjo skuadër trajneri spanjoll i cili vetëm sa është prezantuar me skuadrën. Ndërkohë, ekipi laçian, i cili në këtë javë debuton me trajnerin e tyre të ri Stavri Nica, është i vendosur mjaft mirë në fushë dhe sulmon gjatë gjithë ndeshjes duke kërkuar golin.


Pjesa e dytë vendos gjithçka, portieri Koliqi del jashtë zone për të frenuar një sulm të rrezikshëm dhe ndërhyrja e tij e parregullt ndëshkohet me kartonin e kuq. Më pas është Ermullai i cili ekzekuton në mënyrë perfekte goditjen e dënimit duke zhbllokuar shifrat.


Përpiqen vendasit, por pa mundur të evitojnë humbjen deri në vërshëllimën përfundimtare.
komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide