Kategoria Superiore/ Teuta-Tirana 1-1
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 15 Shtator 2012 07:02   Shtyp

teuta_golTirana nuk shkon me shume se barazimi ndaj Teutes

Dje eshte luajtur ndeshja e pare e javes se III te Kategorise Superiore ndermjet Teutes dhe Tiranes. Djemte e Detit kishin prezantimin e pare kete sezon para tifozeris durrsake pas dy ndeshjeve ne trasferte. Trajneri Begeja kishte zgjedhur te luante ne sulm me Daniel Xhafen i cili mbeshtetej nga Hyshmeri.

Teuta kalon ne avantazh shume shpejt qe ne minuten e 5’ me ane te Deliallisit. Ky ishte goli i pare qe ekipi i Tiranes pesonte kete sezone. Sulmet e durrsakeve nuk ndalen, por vazhdojne duke kerkuar golin e dyte. Ne minuten e 22’ Xhafa shperdoron nje rast te art per te shenuar golin e dyte dhe te sigurise. Bardheblut te drejtuar nga Alban Tafaj mundohen te kunderpergjigjen individualisht, por pa krijuar ndonje rast ne porten e Rizvanit.

Ne pjesen e dyte pritej reagimi i bardhebluve, por jane serish vendasit qe me ane te shkodranit Nikaj ne minuten e 56’ mund te kishin realizuar golin e dyte dhe te sigurise, por ai nuk tregohet i sakte para portes se Likes. Sulmuesi i vetem i Teutes Xhafa ka shperdoruar shume raste dhe ne pjesen e dyte duke treguar qe po kalon nje forme te keqe. Në minutën e 64-t, pas një asksioni me shumë pasime, topi gjen këmbët e Ahmatajt, i ardhur nga mbrojtja e tij, që nuk heziton të përmbyllë me një goditje e cila perfundon ne rrjeten e Rizavanit, duke i barazuar shifrat. Ky rezyltat do te ngelej i pandryshuar deri ne perfundim te 90-minutave ku te dyja ekipet do te ndanin nga nje pike. Teuta ishte ajo qe humbi dy pike te arta ne kete perballje. Bardheblute ngjiten ne vendin e pare me 7-pike, por me nje ndeshje me shume se korcaret qe do te luajne sot kunder Bylisit ne Vlore.

Teuta-Tirana 1-1

Teuta: Rizvani, Sakaj, Sheta, Jakupi (Hoxha 68′), Marku, Deliallisi (Dosti 81′), Tairi, Veliaj, Nika (Mancaku 71′), Hyshmeri, Xhafaj

Trajner: Gentian Begeja

Tirana: I.Lika, Sina, Dushku, Pisha, Ahmataj, Mucollari (Karabeci 46′), Taku, Morina (F.Hoxha 74′), G.Lika, Duro (Limani 57′), Çota

Trajner: Alban Tafaj

Golat: Deliallisi 5′ / Ahmataj 64′

Kartonë të verdhë: Tairi / Sina, Dushku

Gjyqtar: Lorenc Jemini

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide