Dy skudra shqiptare në tre ndeshje të trukuara. Në listën e Europolit figurojnë Tirana dhe Vllaznia. Emrat e dy ekipeve shqiptare janë përfolur në çështjen e 380 ndeshjeve të manipuluara, në skandalin më të madh në kontinent. Te Vllaznia zgjedhin heshtjen për dyshimet rreth dy takimeve me Rapidin e Vjenës në Europa League. Edhe pse nuk kanë asnjë shkresë zyrtare, te Tirana janë të hapur për bashkëpunim. Dyshime lidhen me takimet e katër viteve më parë, ku Tirana humbi 4-0 me norvegjezët e Stabaekut në Champions. |