Asamble/ Presidenti Duka premton bashkëpunim institucional për trukimet dhe dhunën
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 28 Shkurt 2013 14:18   Shtyp

duka-armandKa shumë çështje që mund të quhen të rëndësishme në një asamble vjetore, veçse në këtë moment asgjë nuk shqetëson më shumë sesa e keqja e trukimeve në futboll.

Së fundi, u dhanë dënime për Bylisin e Kastriotin për lëshim e kompromentim rezultati si dhe sërish për Bylisin për shkelje të rregullores në ndeshjen ndaj Skënderbeut.

Presidenti Duka premton bashkëpunim institucional, ashtu siç bëhet në vendet e zhvilluara dhe normale të botës.

Presidenti kërkon kohë për hetimin e skandaleve.

Së fundi, diçka jashtë trukimeve, por brenda shqetësimeve, dhuna dhe presioni psikologjik në stadiume.

Në një shoqëri ende jo plotësisht të emancipuar si kjo shqiptare, ku shpesh mungojnë nismat e brendshme për të luftuar këto të këqija, është fat që UEFA ka ngritur një sistem që na përfshin. Ndoshta pa dashje të shumë aktorëve, në të ardhmen mund të kemi të reja interesante në këtë drejtim.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide