Prokuroria nis hetimet për trukime ndeshjesh në Superligë
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 20 Prill 2013 06:54   Shtyp

prokuroria_e_pergjithshmeFSHF gjobiti dhe përjashtoi në shkurt disa skuadra. Nuk ka qenë ky gol që ka detyruar prokurorinë shqiptare të nisë hetimet për Superligën, por gjithsesi, e rëndësishme është që 4 gjyqtarë futbolli janë thirrur për të dëshmuar në një hetim mbi trukimet në futbollin tonë.
Bëhet fjalë për ndeshje të vitit 2012 dhe para tij, diçka e bazuar në dosje të UEFA-s dërguar Federatës Shqiptare të Futbollit.

Nuk jepen emra ndeshjesh apo gjyqtarësh, por dihet se gjithçka ka nisur që nga mesjava.
Bëhet fjalë për ndeshje që sipas prokurorëve kanë rezultuar me anomali të theksuara, të cilat lidhen kryesisht me lëvizjet e mëdha të parave në kompanitë e basteve.

Më parë, në muajin shkurt, Bylis dhe Kastrioti u gjobitën me nga 1.5 milionë lekë të akuzuar për komplotim dhe influencim në ndeshjet, përkatësisht ndaj Flamurtarit dhe Kastriotit.
Po ashtu, nga Komisioni i Etikës u morën masa për kombëtaren e futbollit në sallë, e akuzuar për trukim të ndeshjes ndaj Zvicrës në eleminatoret e Europianit, takim që përfundoi 8-2 për zviceranët. Trajneri Neziri dhe ndihmësi i tij u shkarkuan dhe u deklaruar që për të njëjtën akuzë do të kishte kallëzim penal për të gjithë ekipin kombëtar të Futsallës.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide