Dinamo/ Gentian Muca drejt Austrise per tu operuar
nga AlbaniaSoccer   E martë, 27 Prill 2010 21:09   Shtyp

Gentian_MucaMesfushori shtatlarte i Dinamos, ne javen e ardhshme do te udhetoje drejt Austrise per t’ju nenshtruar nje nderhyrje kirurgjikale ne gjurin e djathte. Muca eshte demtuar nje muaj me pare dhe gjate kesaj kohe ka qene ne pritje per te mesuar vendin se ku do ti duhej te operohej. Mesfushori i talentuar ka demtuar ligamentet e gjurit dhe pas operacionit do ti duhet 3-4 muaj kohe per tu rekuperuar. Demtimi i pesuar ka bere qe Muca te humbase mundesine per te qene pjese e kombetares kuqezi, pasi trajneri Kuzhe, e ka shprehur disa here qe mesfushori eshte pjese e planeve te tij.

Enea Shtrepi

komente