HOT NEWS
E martë, 15 Shtator 2026
    Shoshi: Fitorja ndaj kampionëve ka mundur të jetë edhe më e thellë
    nga AlbaniaSoccer   E premte, 25 Shtator 2009 11:07   pdfShtypEmail

    valdet_shoshiTrajneri i Drenicës, Valdet Shoshi, ka thënë se është shumë i kënaqur me fitoren e arritur ndaj Prishtinës. Sipas tij, të përzgjedhurit e tij e kanë merituar trepikëshin ndaj kryeqytetasve. Shoshi ka pohuar se kjo fitore ka rritur motivin në radhët e skuadrës së tij

    Fatmir Bytyçi

    Trajneri i Drenicës, Valdet Shoshi, ka thënë të premten se është shumë i kënaqur që ka fituar sfidën përballë kampiones në fuqi, Prishtinës, të mërkurën që e lamë pas. Drenica në kuadër të Javës së Tetë të Raiffeisen Superligës së Kosovës në Futboll ka mundur Prishtinën 2-1. Kjo është fitore rehabilituese pas rezultateve të dobëta në këtë edicion.

    Sipas Shoshit, të përzgjedhurit e tij kanë mundur të shënojnë edhe më shumë gola. Shoshi ka thënë se skuadra e tij ka qenë superiore ndaj kryeqytetasve.

    “Kemi punuar gjatë tërë javës që të ballafaqohemi me Prishtinën. E dinim se do të takohemi me kampionin në fuqi. Kemi dominuar gjatë tërë ndeshjes.  Fitorja ka mundur të jetë edhe më bindëse”, ka thënë Shoshi.

    “Jam i kënaqur me futbollistët, kanë dhënë maksimumin. Në anën tjetër, edhe referimi ka qenë korrekt. Bazuar në lojën e shfaqur në terren, fitorja është e merituar”.

    Drenica ka nisur të këndellet

    I pari i bankinës së drenicasve, pejani Valdet Shoshi, ka pohuar se fitorja ndaj Prishtinës është një motiv i madh për ndeshjet e radhës. Ai beson se tani e tutje skuadra e tij do t’i arrijë rezultatet e dëshiruara.

    “Trepikëshi ndaj Prishtinës është motiv i madh për ne. Skuadra e Drenicës pas kësaj fitore ka nisur të këndellet. Besoj se kjo fitore do ta hapë rrugën për fitore të reja”, ka thënë Shoshi, i cili ka shtuar se “edhe në takimin e radhës djelmoshat e tij do të kërkojnë rezultat të favorshëm”.

    “Edhe në ndeshjen e radhës na pret një sfidë e vështirë, sepse takohemi me Hysin. Ne kemi disa lëndime, mirëpo në Merdare udhëtojmë për të marrë rezultat pozitiv”, ka përfunduar timonieri i Drenicës, Valdet Shoshi.


    busy
    komente
     

    Lajmet e Fundit

      Lajmet me te lexuara

        Komentet e fundit