U-19/ Dështojnë djemtë e Strakoshës | ||||
|
Kombëtarja 19-vjeçare e futbollit dështoi pikërisht ne takimin e fundit ndaj Bjellorusisë për te vazhduar me tej ne Elite Round. Pas fitores fantastike ndaj Belgjikës, skuadrës se drejtuar nga Foto Strakosha i mjafton vetëm një pike ndaj vendit te fundit ne grup per kualifikimin. Ndërkohë ndjehej e avantazhuar nga përplasja e dy te mëdhave ne takimin tjetër te grupit 7 mes Italisë dhe Belgjikës kur pritej qe njëra nga ato ekipe te s’kualifikohej. Por pikërisht ne takimin e fundit atje ku pritej suksesi, kuqezinjtë e vegjël kane dështuar duke u mundur nga Bjellorusia 0-2. Pa frymëmarrje dhe vizion ne loje, nuk ka mjaftuar këmbëngulja dhe dëshira për skuadrën e Strakoshes qe pësoi dy gola ne pjesën e dyte. Fillimisht ishte Beljavski qe ktheu ne gol një penallti pas nderhyrjes se gabuar te muskaj ne minuten e 61. Edhe pse mbeten me nje lojtar me pak pas daljes me te kuqe te Karpovic, bjelloruset shënuan edhe golin e dyte me Komarov ne minutën e 76. Ndërsa Bjellorusia mbeti një pengese e pakapërcyeshme edhe pse patën një tjetër karton i kuq këtë radhe për Shestilovskin. Ne takimin tjetër ne qytetin e Fierit, Belgjika mposhti Italinë me rezultatin 2-1. Pas përfundimit te përballjeve ne vend te pare u rendit Belgjika me 6-pike e cila preu një bilete për ne Elite Round se bashku me Italinë ne vend te dyte me dy pike me pak. Ne vend te trete u rendit Bjellorusia ne kuotën e 4-pikëve me golavarazh me te keq se italianet ndërsa Shqipëria qe shpresonte aq shume përfundoi ne vendin e fundit me vetëm 3-pike. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 19244 |