HOT NEWS
E martë, 15 Shtator 2026
    Gjermani/ Xherdan Shaqiri : Dua të tregoj veten te Bayerni
    nga AlbaniaSoccer   E martë, 16 Korrik 2013 11:02   pdfShtypEmail

    XHerdan SHAQIRIMesfushori shqiptar nga Kosova Xherdan Shaqiri ka insistuar se nuk e ka ndërmend të largohet nga Bayern Munchen gjatë kësaj vere, shkruajnë mediat gjermane të hënën. Shaqiri 21-vjeçar, ka deklaruar se është i vendosur të qëndrojë te Bayerni për t’i treguar vlerat e veta.

    “Dua ta dëshmoj veten te Bayerni dhe të tregoj se mund të luajë për këtë skuadër”, ka deklaruar Shaqiri. Interesim për Shaqirin ditë më parë ka treguar skuadra e Liverpoolit që ka ofruar 23 milionë euro dëmshpërblim. “Nuk më interesojnë ofertat tjera. Mendoj se mund të luajë në përbërjen e parë përkrah Mario Gotzes”, është shprehur Shaqiri, i cili edicionin e shkuar ka fituar titullin e kampionit të Bundesligës, Kupën e Gjermanisë dhe Ligën e Kampionëve.

    Shaqiri te Bayerni u pat transferuar verën e shkuar nga Bazeli për 12.5 milionë euro dëmshpërblim.


    busy
    komente
     

    Lajmet e Fundit

      Lajmet me te lexuara

        Komentet e fundit