HOT NEWS
E premte, 18 Shtator 2026
    Kategoria Superiore/ Teuta-Flamurtari 3:1
    nga AlbaniaSoccer   E premte, 14 Maj 2010 20:32   pdfShtypEmail

    TeutaDjemte e detit kane mundur te dalin fitues ne perballjen me Flamurtarin. Te besuarit e Ylli Shehut kane mundur ta kalojne me sukses kete perballje mjaft delikate per ta. Kapiteni Mile ka qene vendimtar me dy golat e tij. Ne minuten e 19', dhe te 33', ai ka shenuar dy here ne porten e Halilit  Ne minuten e 38', Hodo do te shenoje golin e trete dhe te qetesise per skuadren e Teutes.

    Ne pjesen e dyte miqte nga vlora do te mundohen te ngushtojne rezultatin dhe nje gje te tille do ja arrijne vetem ne minute e 57' me ane te Memellit qe shenon nga pika e bardhe e penalltise. Me kete fitore Teuta ngjitet ne kuoten e 42-pikeve duke shpetuar per momentin zones se play autit.

    Teuta: Rizvani, R.Hoxha, Imeraj, Jakupi, Selaci, Hodo(Hysa 64’), Xhemajli, Deliallisi, Mile(Mucollari 76’), Cota, Dushku(Rakipi 54’)

    Trajner: Ylli Shehu

    Flamurtari: Halili, Guga, Grami, Mema, Roshi(Sina 63’), Shabani, Puljiz(Gjondeda 46’), Caushaj, Begaj(Bisha 46’), Sakaj, Memelli

    Trajner: Gugash Magani

    Shënues: Mile 19’, 33’, Hodo38’/ Memelli 57’(p)

    Kartona të verdhë: Rizvani

    Gjyqtarë: E.Peza, R.Avdo, E.Braushi

    Kel Naraci


    busy
    komente
     

    Lajmet e Fundit

      Lajmet me te lexuara

        Komentet e fundit