HOT NEWS
E mërkurë, 23 Shtator 2026
    Hysni Maxhuni trajner i ri i Hysit
    nga AlbaniaSoccer   E hënë, 14 Dhjetor 2009 17:45   pdfShtypEmail

    hysni_maxhuniHysni Maxhuni është emeruar sot trajner i ri i skuadrës së Hysit. Ketë lajm e ka bërë të ditur drejtori sportiv në KF Hysi, Arbënor Morina. Ai ka bërë të ditur gjithashtu se trajneri i Luan Prekazi është emëruar drejtor i shkollës së futbollit. “Në Shtabin Teknik te Hysit, zyrtarisht janë bërë ndryshime. Hysni Maxhuni tani e tutje do të jetë kryetrajner i skuadrës. Ndërsa Luan Prekazi tashmë do ta drejtoj Shkollën e Futbollit të Klubit tonë”, ka thënë Morina.

    Ndërsa Hysni Maxhuni, ka thënë se skuadra e Hysit është favorite për titull të kampionit dhe në garat e Kupës.

    “Hysi ka skuadër të re me moshën mesatare 22 vjeç. Personalisht i njoh mirë futbollistët dhe jam i bindur se më punën që do të bëhet gjatë përgatitjeve, ne do t’i arrijmë synimet e klubit: titullin e kampiones dhe kupën e Kosovës”, ka thënë trajneri i ri i Hysit, Hysni Maxhuni.

    Veton Zymberi


    busy
    komente
     

    Lajmet e Fundit

      Lajmet me te lexuara

        Komentet e fundit