HOT NEWS
E mërkurë, 23 Shtator 2026
    FIFA/ Kosova lejohet te luaj miqesore
    nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 15 Dhjetor 2012 08:42   pdfShtypEmail

    fifa_logo-newKosova nuk është më e izoluar. Pas përpjekjeve të shumta dhe muajve pritje, më në fund Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s ka dhënë “dritën jeshile” për miqësoret ndërkombëtare.

    Nga Tokio, Japoni, organi më i lartë i federatës ndërkombëtare miratoi të futet në fuqi vendimi i marrë 7 muaj më parë, për ti hequr izolimin futbollit kosovar.

    “Konform vendimit të marrë më 21 maj 2012 për ti lejuar federatat anëtare të FIFA-s të luajnë ndeshje miqësore ndërkombëtare me ekipet nga Federata e Futbollit të Kosovës, që nuk është anëtar i FIFA-s, Ekzekutivi pranoi të implementojë këtë vendim për të rinjtë, amatorët, femrat dhe klubet”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të FIFA-s.

    Ky ishte lajmi i shumëpritur në Kosovë, vend që gjithsesi ende nuk ka të drejtë të zhvillojë ndeshje kualifikuese zyrtare me përfaqësuesen apo që klubet të marrin pjesë në Kupat e Europës.

    Që kjo të realizohet, më parë Kosova duhet të njihet si anëtare nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.


    busy
    komente
     

    Lajmet e Fundit

      Lajmet me te lexuara

        Komentet e fundit