HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 02 Maj 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Raiffaisen Superliga/ Prishtina vazhdon te kryesoje dhe pas javes se XXX
nga AlbaniaSoccer   E diel, 20 Maj 2012 17:52   pdfShtypEmail

raiffasen_superliga_KosovesFutbollistët e Prishtinës kanë fituar tri pikë  në garën për titullin kampion, duke e mposhtur kampionin në fuqi, Hysin në Merdar, me rezultat 3-2.

Astrit Fazliu ka shënuar triplet në këtë sfidë (31’, 54’, e 56’) për kryeqytetasit, ndërsa Bajram Jashanica (45’) dhe Edon Zeqiri (50’) shënuan për vendësit.

Fitore që e mban fuqishëm në hap për titull ka realizuar edhe Trepça’89 para tifozëve të vet në duel me Drenica, me rezultat 2-1. Drenicasit kaluan të parët në epërsi, me golin e Egzon Gashit, mirëpo mitrovicasit arritën ta përmbysin rezultatin me golat e shënuar nga Kastriot Rexha dhe Shpëtim Idrizi.

Një pikë të rëndësishme ne trasfert ka arritur edhe Vëllaznimi në perballjel me Dritën, duke e mbyllur ndeshjen me shifrat 0-0. Me këtë pikë gjakovarët mbesin edhe më tutje me shpresa për titull.

Mjaft e paqartë mbetet edhe lufta për t’iu shmangur vendit të 10-të që dërgon në play-out. Lepenci ka marre tri pikë të mëdha në Kastriot në duel me KEK-un, me shifrat 6-5.

Ndërkohë, ne trasfert  ka fituar edhe Trepça, që aktualisht është në zonen e play-out, duke e mposhtur Gjilanin, me rezultat bindës, 4-0.  Kjo fitore dhe dështimi i Lirisë në Pejë në duel me Besën (1-3) i ka rritur shpresat e “xehetarëve” për t’iu shmangur pozitës së 10-të. Trepça  tash ka vetëm një pikë më pak se Liria.

Raiffaisen Superliga Java e XXX rezultatet:

Drita – Vëllaznimi                         0-0       
Trepça ’89 – Drenica                   2-1       
Besa – Liria                                 3-1
Hysi – Prishtina                            2-3
KEK-u – Lepenci                        5-6
Gjilani – Trepça                            0-4   (u luajt ne Ferizaj)


busy
komente