HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 18 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria e Pare/ Lushnja-Partizani nga feste kthehet ne nje konfrontim mes tifozërive
nga AlbaniaSoccer   E diel, 12 Maj 2013 22:28   pdfShtypEmail

lushnja_konfrontime1Duhej të ishte vetëm festë, por ndeshja mes Lushnjës dhe Partizanit, e fundit e sezonit, ka degjeneruar në konfrontime mes tifozërish. Tifozët e Partizanit, të shumtë në numër në stadiumin “Roza Haxhiu” të Lushnjës, duke festuar, kanë hedhur fishekzjarre në fushë dhe kjo i ka acaruar tifozët vendës, të cilët kanë sulmuar tifozët e kuq.

Është dashur ndërhyrja e forcave të rendit dhe thirrjet e drejtuesve të të dyja skuadrave dhe madje edhe futbollistët, që situata të mos përshkallëzohej. Për këtë arsye është ndërprerë për më shumë se 10 minutash, ose më saktë deri në përzënien e tifozerisë së Partizanit.

Pas qetësimit të gjakrave, ndeshja ka vijuar normalisht. Në fakt, nuk është se ka rëndësi shumë rezultati, pasi Lushnja është shpallur kampione dhe Partizani ka siguruar vendin e dytë, që do të thotë se të dyja skuadrat do të luajnë në Superligë sezonin e ardhshëm. Kishte ditë që deklarohej që të dy tifozëritë vetëm do të festonin dhe në fakt ashtu pritej, por hedhja e fishekzjarreve përpara kohe nga tifozët e Partizanit ka acaruar si duket tifozët vendës, që përveç festimit të titullit kampion në Kategorinë e Parë, festojnë edhe tapetin e ri të fushës, por edhe për golashënuesin më të mirë të kësaj kategorie, Cankën.


busy
komente