HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 19 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Raiffeisen Superliga/ Prishtina fitoi në Vushtrri, Trepça’89 shkëputi një pikë në Gjakovë
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 24 Prill 2013 22:16   pdfShtypEmail

prishtina.jpg3Sot janë zhvilluar katër ndeshje në kuadër të javës së 26-të në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll. Skuadra lidere e renditjes, Prishtina, ka shënuar fitore të rëndësishme si mysafire në Vushtrri kundër Llamkos Kosovës, me rezultat 1:0, duke bërë një hap përpara në garën për titullin e kampionit.

Golin e vetëm në këtë sfidë që ia siguroi tri pikë prishtinasve e realizoi Florim Bërbatovci, në minutën e 70-të. Me këtë fitore skuadra kampione në fuqi është shkëputur në +5 pikë ndaj Trepçës’89. Kjo e fundit është detyruar të kënaqet me një pikë në ballafaqimin kundër Vëllaznimit në Gjakovë, që është mbyllur me shifrat 1:1. Mitrovicasit kaluan të parët në epërsi, në minutën e 61-të, me golin e Shpëtim Idrizit, por nëntë minuta më vonë shifrat i barazoi Ermir Nikoliqi. Me të njëjtin rezultat (1:1) u mbyll edhe ndeshja në Kizhnicë, ndërmjet Hajvalisë dhe Dritës. Vendasit kaluan të parët në epërsi, me golin e Alban Mavriqit, në minutën e 45-të, por gjilanasit barazuan shifrat në minutën e 90-të, me golin e shënuar nga Xhevdet Shabani. Ndërkohë, Drenica ka shënuar fitore para tifozëve të vet në duel me Hysin, me rezultat 1:0, me golin e realizuar nga Lorik Maxhuni, në minutën e 42-të.


busy
komente