HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E hënë, 19 Nentor 2018
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Miqesore/ Kosove - Shqipëri 2-3
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 17 Shkurt 2010 18:10   pdfShtypEmail

kosove_shqiperi_2_3Shqiperia fiton ndeshjen e Pavaresise

Përzgjedhja e elitare e Shqipërisë, e drejtuar nga kroati Josip Kuzhe, ka fituar ndeshjen ndaj përfaqësues së Kosovës 3-2, të mërkurën në stadiumin e qytetit, ndeshje kjo e zhvilluar për ndër të ditës së pavarësisë së Kosovës.

Tifozë nga e gjithë Kosova, njerëz të jetës politike, trajner, futbollist, gazetar e fotoreporter si dhe punëtor sportive të gjithë ishin në “tempullin” e futbollit për të parë nga afër yjet e futbollit të Kosovës dhe të Shqipërisë. Atmosfera në stadium ishte e zjarrtë dhe se, tifozët që në duart e tyre mbanin pankartat “Pa Kosovë e Pa Çameri” s’ka Shqipëri”, gjatë terë lojës fuqishëm mbështeten futbollistët e të dy skuadrave në terren duke krijuar një atmosfere që rrallëherë shihen në stadiumet tonë. Mbase një ndeshje e tillë që kishte edhe pjesën humanitare, për faktin se mjetet e tubuar nga ky takim do të shkojnë të të prekurit e përmbysjeve të Shkodrës, i kishte munguar futbollit tonë.

Ishin djemtë e kroatit Kuzhe, që vetëm pas katër minuta lojë nëpërmjet Dimitar Bicajt kaluan në epërsi. Mirëpo pas vetëm 15 minuta lojë, kosovari që luan në Suedi, Shpëtim Hasani barazon rezultati në 1-1. Loja e nivelit të mirë vazhdojë edhe pas barazimit të rezultatit, ku të dy skuadrat krijuan raste të mira shënimi. Kuqezinjtë erdhën sërish në epërsi në minutën e 31-të, kur Gjergji Muzaka shënon nga penalltia, pasi më parë u ndal brenda 16-metërshit nga Gjeraj.

Edhe në fraksionin e dytë të lojës u zhvillua futboll të bukur, ndonëse kushtet në terren ishin të vështira, megjithatë futbollistët e të dy ekipeve u angazhuan maksimalisht duke kënaqur publikun e shumte që ishte në tribunat e stadiumit. Dukagjin Gashi më eurogolin e tij në lartësi rreth 30 metra dridhi stadiumin duke barazuar rezultatin në 2-2. Kurse fitoren përzgjedhjes elitare të Shqipërisë, ia siguroi Bekim Bala (90+2), që nga afërsia preku rrejtën e Bytyçit.

Stadiumi i Prishtinës

Shikues: mbi 10.000

Shënues: Hasani (31), Gashi (75) për përfaqësuesen e Kosovës, Bicaj (4), Muzaka (31) dhe Bala (90+2) për përzgjedhjen elitare të Shqipërisë

Gjyqtarë: Hasani, Berisha, Kepuska

Kartonë të verdhë: Muqa, Lila (Shqipëri)

PËRFAQËSUSESJA E KOSOVËS: Mushica, Gjeraj, Hoxha, Papuqi, Kukaj, Nallbani, Raskaj, Gashi, Hasani, Zaberxha

U aktivizuan : Bytyçi, Leci, Gashi, Duraku, Krasniqi, Zejnullahu dhe Sejdiu

Trajner : Albert Bunjaku

Përzgjedhja elitare e Shqipërisë: Lika, Lila, Pisha, Bicaj, Veliu, Muqa, Veliaj, Muzaka, Bakaj, Vila, Bala.

U aktivizuan : Moçka, Hoxha, Sefa, Cikaleshi, Roshi dhe Ferraj

Trajner : Josip Kuzhe


busy
komente