HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Përfaqësuesja / Më 27 mars, Kosova kundër Renovës?
nga Yll Begu   E enjte, 24 Mars 2011 09:23   pdfShtypEmail
kombetarja_kosovesDrejtuesit e futbollit kosovar kanë vendosur që më 27 mars Përfaqësuesja e Kosovës të luajë ndeshje miqësore, nëse jo me Bursasporin, atëherë me skuadrën kampione të Maqedonisë, Renovën e Xhepçishtit. Zyrtarët e FFK-së nuk kanë dashur ta konfirmojnë Renovën si kundërshtare të të përzgjedhurve të Albert Bunjakit, por kanë thënë se detajet rreth miqësores së 27 marsit do të bëhen të ditura sot në konferencë për media në hotelin “Grand”, në orët e pasdites. Mirëpo, drejtori i Renovës, Lirim Sahiti ka konfirmuar për gazetat kosovare bisedimet me drejtuesit e FFK-së për miqësore më 27 mars dhe ka thënë se sot pritet konfirmimi i kësaj ndeshjeje. Kosova ishte paraparë të luante me skuadrën kampione në fuqi të Turqisë, por edhe pse drejtuesit e Bursasporit fillimisht e konfirmuan ardhjen në Kosovë, në fund e anuluan ardhjen pasi nuk gjetën mbështetje nga federata turke. FFK edhe gjatë ditës së djeshme është përpjekur ta bind Bursasporin për t'iu përgjigjur pozitivisht ftesës për miqësore, por duket se përpjekjet kanë qenë të kota.

busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit