HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 19 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
FIFA/ Sep Blater : Vendimi për Kosovën nuk do të kthehet, ndërsa hapi i ardhshëm do të jetë modaliteti i implementimit
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 26 Maj 2012 08:19   pdfShtypEmail

fifa_logo-newNë fund të Kongresit të FIFA-s të zhvilluar në Budapest, Sep Blater ka folur sërish për çështjen e Kosovës dhe lejimin e përfaqësueses dhe klubeve të këtij vendi që të zhvillojnë miqësore ndërkombëtare. Ai ka konfirmuar se për “dritën jeshile” të dhënë nga Komiteti Ekzekutiv vetëm pak ditë më parë nuk ka kthim mbrapa.

Presidenti i federatës botërore reagoi pas spekulimeve të mediave serbe, sipas të cilave FIFA kishte pezulluar përkohësisht vendimin e marrë vetëm pak ditë më parë, për t’i hapur rrugën ndërkombëtarizimit dhe njohjes globale të futbollit kosovar.


Sipas mediave të Beogradit, “Blic” dhe “B92”, pezullimi i përkohëshëm i lejimit të përfaqësueses kosovare që të zhvillojë ndeshje miqësore me anëtarët e tjerë të FIFA-s ka ardhur pas presioneve nga Serbia dhe kundërshtimit të UEFA-s, me në krye presidentin Mishel Platini.


Nga Hungaria, Blater deklaroi se “vendimi për Kosovën nuk do të kthehet, ndërsa hapi i ardhshëm do të jetë modaliteti i implementimit”.


Ndërkohë, FIFA ka ftuar në dialog zyrtarët e UEFA-s, të cilët ishin kundër vendimit që Kosova të luajë miqësore ndërkombëtare, duke e cilësuar atë sit ë ndikuar nga politika. Takimi do të zhvillohet më 31 maj në Zyrih, ndërsa i pranishëm aty do të jetë edhe delegacioni serb. Raportimet më të fundit thonë se në të njëjtën ditë, UEFA do të mbajë një mbledhje urgjente në selinë e saj në Nion të Zvicrës.


busy
komente