HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 19 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
FFK/ Sqarim rreth ndërrimit të fanellave në pjesën e dytë kundër Ganës
nga AlbaniaSoccer   E premte, 14 Qershor 2013 09:46   pdfShtypEmail

ffkPasi që në disa mediume u plasua një e pavërtetë në lidhje me ndërrimin e fanellave në pjesën e dytë të ndeshjes Gana-Kosova në kuadër të turneut ndërkombëtar “Youth Valais Cup-2013”,ekipi përfaqësues U-21 që po merr pjesë në këtë turne reagon ndaj këtyre shkrimeve të pabazuar, sikur edhe tendencioze për ta minimizuar pjesëmarrjen dhe për ta lënë nën hije lojën e shkëlqyeshme të përfaqësueses së Kovës,që për fat të mirë një pjesë e opinionit mbarëshqiptarë ka pasur mundësi ta ndjek drejtpërdrejt dhe të bindet në lojën treguar, japim edhe sqarimin pse ndodhi ndërrimi i fanellave të përfaqësueses së Kosovës në pjesën e dytë.

Meqenëse, ngjyrat e fanellave të përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Ganës ishin tepër të ngjashme dhe dallueshmëria në terren nga ana e gjyqtarëve ishte tejet e vështirë, sikundër që kjo gjë e pengonte edhe transmetuesin televiziv, gjyqtarët morën vendim që në pjesën e dytë të bëhet ndërrimi i fanellave. Meqenëse edhe fanellat rezervë të përfaqësueses së Kosovës ngjasonin me ato të Ganës,u dashtë që të kërkohet nga organizatori për një palë fanella krejtësisht tjera për ta zhvilluar ndeshjen normalisht dhe papengesa.

Kështu që aspak nuk qëndron fakti që përmendet në këto media kinse për ndërrimin e fanellave ka qenë si rrjedhojë e reagimit të FIFA-s. Ky turne është legal dhe ndërkombëtar. Ka kohë që për këtë e di opinioni në Kosovë dhe jashtë saj, sikur që këtë e di edhe FIFA, për pjesëmarrjen e Kosovës, sepse turneu zhvillohet gati para dyerve të saj. Po të dëshironte të vë pengesa FIFA do të mund ta bënte më herët, jo tash. Pra, kjo është e vërteta rreth ndërrimit të fanellave të përfaqësueses së Kosovës, çdo version tjetër është një gënjeshtër dhe tendencë për të hedhur mjegull rreth pjesëmarrjes së Kosovës në këtë turne prestigjioz, ku po marrin pjesë ish kampionët e botës në këtë grup-moshë,si Brazili, Egjipti dhe Gana dhe pjesëmarrja e Kosovës bashkë me këto përfaqësuese, konsiderohet si nder dhe privilegj për futbollin e Kosovës.


busy
komente