HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 07 Dhjetor 2019
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Raiffeisen Superliga/ Trepça’89 merr pozitën e liderit
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 22 Shtator 2012 18:30   pdfShtypEmail

trepca_prishtina_0_0Sot janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së 6-të në Raiffeisen Superligë. Trepça’89 ka arritur t’i gëzohet fitores në kryeqytet në duel me skuadrën kampione në fuqi, Prishtinën, me rezultat 2-1.

Kjo fitore ia ka mundësuar skuadrës mitrovicase të ngjitet në krye të renditjes, me një pikë më shumë se sa prishtinasit, për të cilët kjo ishte humbja e parë në këtë edicion. Trepça’89 kaloi në epërsi në minutën e 42-të, pasi më herët prishtinasit kishin shpërdoruar disa raste të mira shënimi. Ishte kapiteni Shpëtim Idrizi, ai, i cili shënoi një supergol nga gjuajtja e lirë. Prishtina arriti të rikthehet në rezultat pas tre minutash lojë në pjesën e dytë, kur Azem Ahmeti shënoi nga pika e bardhë. Megjithatë, 10 minuta para përfundimit të ndeshjes epilogun e kësaj ndeshje e vulosi Shpëtim Idrizi, me golin e tij të dytë, pas një asistimi të shkëlqyeshëm të Isuf Llumnicës.

Feronikeli i ka dhënë fund serisë së rezultateve negative, duke e mposhtur Hysin, në Kastriot, me rezultat 4-2, në një ndeshje interesante me shumë gola dhe raste. Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 12-të, me golin e Qemajl Elshanit, por katër minuta më vonë shifrat i barazoi Labinot Osmani me gjuajtje me kokë pas harkimit të Mentor Zhdrellës. Por, ky gol i mysafirëve vetëm sa i motivojë futbollistët e Feronikelit për të qenë edhe më këmbëngulës në sulm. Ata e rikthyen epërsinë në minutën e 32-të, me golin e shënuar nga Fatih Karahoda me gjuajtje me kokë pas harkimit të Zeqir Hasit, derisa vetëm tre minuta më vonë Qemajl Elshani realizoi golin e tij të dytë për ta çuar epërsinë e Feronikelit në 3:1. Në pjesën e dytë të dy skuadrat shënuan nga një gol. Mentor Zhdrella e ngushtoi epërsinë në 3-2 nga penalltia në minutën e 81-të, por shpresat e Hysit për të barazuar shifrat ia veniti Fatih Karahoda, me golin e tij të dytë, dy minuta para përfundimit të takimit.

Ndërkohë, ndeshja e zhvilluar në Suharekë ndërmjet Lirisë dhe Drenicës ka përfunduar pa fitues, 1-1. Mysafirët kaluan të parët në epërsi, me golin e shënuar nga Denis Bajraktari, por një pikë prizrenasve ia siguroi Vedat Muriqi, në minutën e 78-të.


busy
komente