HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 06 Dhjetor 2019
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Raiffeisen Superliga/ Drita dhe Hysi shënuan fitore në shtëpi
nga Albaniassocer   E shtunë, 06 Tetor 2012 20:09   pdfShtypEmail
kosova_futboll_trepca_559211148
Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e para të javës së 9-të në Raiffeisen Superligë, në të cilat skuadrat vendase Drita dhe Hysi kanë shënuar fitore, në përballje me Trepçën, përkatësisht Vëllaznimin. Skuadra e Dritës pas katër barazimeve radhazi ka shijuar fitore para tifozëve të vet kundër Trepçës, me rezultat 4:2. Me këtë fitore Drita është ngjitur në pozitën e tretë me 16 pikë.

Mysafirët dy herë ishin në epërsi, por gjilanasit arritën të përmbysin gjithçka. Për skuadrën mitrovicase shënuan Erdin Hashani dhe Visar Shkupolli, por për fitoren e gjilanasve u përkujdesen Genc Sermaxhaj, Emir Rama dhe Ruhan Foniqi me dy gola. Në sfidën tjetër, Hysi e vazhdoi serinë e fitoreve, duke e mposhtur Vëllaznimin, me rezultat 1:0, në një ndeshje të dobët. Golin e vetëm të kësaj sfide e realizoi Bujar Idrizi, në minutën e 44-të. Hysi pas këtij trepikëshi është ngjitur në pozitën e katërt, me 14 pikë. Tri ndeshje të javës së 9-të zhvillohen të dielën, në të cilat takohen: Besa-Liria, Trepça’89-Drenica, Feronikeli-Kosova (V), derisa sfida e fundit e kësaj jave zhvillohet, të hënën, në kryeqytet, ndërmjet Hajvalisë dhe Prishtinës.

busy
komente