HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 06 Dhjetor 2019
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Raiffeisen Superliga/ Liria dhe Drenica arkëtuan pikë si mysafire
nga AlbaniaSoccer   E diel, 07 Tetor 2012 21:41   pdfShtypEmail

drenica-vellaznimiSot janë zhvilluar tri ndeshje të javës së 9-të në Raiffeisen Superligë. Skuadra kryesuese në renditje, Trepça’89 nuk ka arritur t’i gëzohet fitores para tifozëve të vet, duke barazuar me Drenicën, me rezultat 2:2.  Të parët në epërsi kaluan mitrovicasit me golin e shënuar nga Isuf Llumnica, në minutën e 3-të nga penalltia, por vetëm tre minuta më vonë shifrat i barazoi Berat Hyseni, me gjuajtje me kokë. “Minatorët” arritën ta rikthejnë epërsinë në fund të pjesës së parë me golin e shënuar nga Ilir Izmaku. Megjithatë, ky gol nuk i mjaftoi skuadrës së Gani Sejdiut për të arkëtuar tri pikë të reja, ngase ë minutën e 63-të Berat Hyseni shënoi golin e tij të dytë, duke ia siguruar një pikë tejet të rëndësishme kuqezinjve nga Skenderaj.

Kosova e Vushtrrisë ka vazhduar serinë e rezultateve negative, edhe pse ka qenë në epërsi në duelin e zhvilluar në Drenas kundër Feronikelit. Më fakt, Faruk Zeneli e kaloi në epërsi skuadrën e Luan Prekazit me golin e shënuar nga penalltia, në minutën e 24-të, por për përmbysjen e rezultatit u përkujdes Fatih Karahoda, me golat e shënuar në minutat 51’ dhe 82’, duke ia siguruar fitoren e parë Feronikelit nën drejtimin e Ramiz Krasniqit.

Besa edhe një herë dëshmoi se ndodhet në krizë të madhe në këtë edicion, pasi pësoi humbje para tifozëve të vet nga Liria, me shifrat 0:3. Prizrenasit i kaloi në epërsi Agron Skeraj në minutën e 41-të, kurse fitoren e djelmoshave të Skënder Kaprës e vulosën Thaçi dhe Shala, me golat e shënuar në minutat shtesë të ndeshjes.

Ndeshja e fundit e javës së 9-të në Raiffeisen Superligë zhvillohet, të hënën, në kryeqytet, ku në stadiumin e Flamurtarit ballafaqohen Hajvalia dhe Prishtina.

Raiffeisen SUPERLIGA, java IX:

Hysi-Vëllaznimi    1:0
Drita –Trepça    4:2
Feronikeli-Kosova (V)    2:1
Besa – Liria    0:3
Trepça ‘89-Drenica    2:2
Hajvalia-Prishtina,  të hënën

busy
komente