HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 24 Gusht 2019
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Raiffeisen Superliga/ Trepça fiton si vendase, Besa e Hysi arkëtojnë pikë si mysafire
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 13 Tetor 2012 18:16   pdfShtypEmail

raiffasen_superliga_KosovesFutbollistët e Trepçës kanë shënuar fitore para tifozëve të vet në duel me Kosovën e Vushtrrisë, me rezultat 1:0, në kuadër të javës së 10-të në Raiffeisen Superligë. Kësisoj, mitrovicasit ia kanë vështirësuar edhe më shumë gjendjen skuadrës vushtrriase, e cila prej emërimit të trajnerit të ri Luan Prekazi ka pësuar katër humbje radhazi. Golin e vetëm në këtë ndeshje e realizoi Enis Zabërgja, në minutën e 72-të nga penalltia, pasi më herët një lojtar i vushtrriasve luajti me dorë brenda zonës. Në shenjë respekti për ish-skuadrën e tij Zabërgja nuk e ka festuar golin, por ai ka mjaftuar që ‘xehetarëve’ t’ua sjellë tri pikë të reja. Gjyqtari Bejtë Fejzullahu ka akorduar një penallti për mitrovicasit edhe në pjesën e parë, në minutën e 43-të kur Dragusha ndali me dorë një gjuajtje të Zabërgjës, por Fetah Ibrahimi nga pika e bardhë gjuajti jashtë kuadratit të portës. Ndërkohë, futbollistët e Lirisë nuk kanë mundur të arkëtojnë më shumë se një pikë në sfidën kundër Hysit, që si vendës e kanë zhvilluar në Gjakovë. Të parët në epërsi kaluan llapjanët me golin e shënuar nga Mentor Zhdrella në minutën e 26-të, por shifrat i barazoi Karahoda, në minutën e 42-të. Pa fitues ka përfunduar edhe ndeshja në Skenderaj, ku Drenica ka barazuar me Besën, me rezultat 2:2. Ishin pejanët që shënuan të parët nëpërmjet Diar Miftarit (67'). I njëjti futbollist e shtoi epërsinë e Besës në 2:0 në minutën e 80-të. Megjithatë, drenicasit arritën të barazojnë shifrat në minutat e fundit me golat e shënuar nga Genc Hamiti dhe Muhamet Dragusha.Të dielën zhvillohen dy ndeshje ku spikat derbi ndërmjet Dritës dhe Trepçës’89, që zhvillohet në Gjilan. Në sfidën tjetër Vëllaznimi do të ballafaqohet me Hajvalinë, derisa të hënën zhvillohet ndeshja e fundit e javës së 10-të në kryeqytet ndërmjet Prishtinës dhe Feronikelit.

Rezultatet e ndeshjeve të ditës së shtunë/ Raiffeisen Superliga, Java e X:

Liria-Hysi 1-1
Trepça - Kosova (V) 1-0
Drenica-Besa 2-2

Liga e Parë, Java e IX:

Gjilani-Ferizaj 1-0
Llapi-Ulpiana 2-1
Fushë Kosova-KEK-u 1-0
Kosova (P)-2 Korriku 2-1
Deçani-Dukagjini 1-0


busy
komente