HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 25 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Raiffeisen Superliga/ Afrim Tovërlani e fillon me humbje rikthimin e tij ne krye te Prishtines
nga AlbaniaSoccer   E diel, 28 Tetor 2012 17:49   pdfShtypEmail

prishtina.jpg3Skuadra e Trepçës ka shënuar fitore para tifozëve të vet në sfidën e javës së XII në Raiffeisen Superligë kundër kampiones në fuqi, Prishtinës, me rezultat 2-1. Prishtinasit kaluan të parët në epërsi në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, me golin e shënuar nga Liridon Latifi, në minutën e 18-të, por mitrovicasit arritën të barazojnë shifrat para pushimit, me golin e shënuar nga Visar Shkupolli, në minutën e 40-të. Ndërkohë për fitoren e ‘xehetarëve’ u përkujdes Shpëtim Babaj, me golin e shënuar në minutën e 76-të. Kësisoj, Afrim Tovërlani e nisi me humbje rikthimin e tij në krye të bankinës së klubit bardhekaltër.

Me humbje ka debutuar edhe një tjetër trajner. Fjala është për Malësor Gjonbalajn, i cili këto ditë ka marrë drejtimin e Vëllaznimit. Skuadra e tij është mposhtur në Vushtrri nga Kosova, me rezultat 1:0. Golin e vetëm në këtë takim e ka shënuar nga Alban Dragusha, në minutën e 38-të.

Fitore tejet të rëndësishme para tifozëve të vet ka realizuar Hysi në duel me Dritën, me rezultat 2-1. Gjilanasit kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Bujar Shabani (45’), por në pjesën e dytë llapjanët arritën të përmbysin rezultatin me golat e shënuar nga Mentor Zhdrella (60’) dhe Labinot Osmani (76’).

Ndërkohë sfida e vetme e kësaj jave që u mbyll pa fitues ishte ajo në Drenas, ndërmjet Feronikelit dhe Lirisë (1-1). Është interesant fakti se të dy golat e kësaj ndeshje u zhvilluan në minutat shtesë. Fillimisht në minutën e 91-të Qemajl Elshani shënoi për epërsinë e vendasve, por kur të gjithë menduan se drenicasit do t’i gëzohen fitores, dy minuta më pas pas një tollovie në zonën e vendasve Vedat Muriqi shënoi për t’ia siguruar një pikë tejet të vlefshme Lirisë.


busy
komente