HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E martë, 22 Tetor 2019
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Raiffeisen Superliga/ Besa fiton sërish në shtëpi, Drenica me një tjetër barazim
nga AlbaniaSoccer   E diel, 04 Nentor 2012 12:02   pdfShtypEmail

drenica-vellaznimiDje janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së XIII në Raiffeisen Superligë. Skuadra e Besës ka shënuar fitoren e tretë në këtë edicion, të dytën radhazi, duke e mposhtur Trepçën, në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë, me rezultat 2:0.

Kësisoj, Besa pas fitores së javës së kaluar kundër Trepçës’89, ka arritur të tregojë shenjat e këndelljes duke arkëtuar tri pikë tjera tejet të rëndësishme, të cilat e çojnë në pozitën e 8-të në renditje, me 14 pikë.  Golat për Besën i shënuan Diar Miftaraj nga penalltia në minutën e 67-të dhe Jusuf Sabotiq, në minutën e 69-të. Në ndeshjen tjetër, Drenica ka regjistruar barazimin e tetë në këtë edicion. Kësaj radhe skuadra kuqezi nga Skenderaj ka barazuar në shtëpi me Feronikelin, 2:2. Drenica ishte në rrugë të mirë për të shënuar fitore, pasi krijoi epërsi 2:0 me golat e shënuar nga Berat Hyseni, në minutat 49’ e 75’, por futbollistët e Feronikelit arritën që brenda tre minutash të shënojnë dy herë dhe të arkëtojnë një pikë të rëndësishme, nëpërmjet Fidan Gërbeshit (84’) dhe Fitim Halitit (87’).


busy
komente