HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 19 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Raiffeisen Superliga/ Vëllaznimi-Trepça’89 u mbyll pa fitues
nga AlbaniaSoccer   E premte, 08 Mars 2013 16:25   pdfShtypEmail

vellaznimiNdeshja e parë e stinorit pranveror ndërmjet Vëllaznimit dhe Trepçës’89, që u zhvillua sot në Gjakovë, ka përfunduar pa fitues, 1:1. Loja u zhvillua në një terren tejet të vështirë. Në pjesën e parë të dyja palët patën raste të mira për të shënuar, por nuk e gjetën rrugën e golit. Ndërkohë, në pjesën e dytë të parët në epërsi kaluan mitrovicasit, kur Ylber Myrta shënoi me kokë autogol në minutën e 60-të, pas goditjes së lirë të Shpëtim Idrizit. Pas pësimit të këtij goli gjakovarët u vërsulën me të gjitha forcat në sulm dhe patën disa mundësi të mira shënimi, prej të cilave vlen të veçohet goditja e Admir Mehjes në minutën e 71-të që e qëlloi shtyllën. Golin e barazimit vendasit e shënuan në minutën e 76-të, kur Shpat Tetrica shënoi nga afërsia, edhe pse paraprakisht u duk se Roland Duraku e prek topin me dorë. Pas këtij momenti u tensionua situata dhe si rrjedhojë në minutën e 87-të pas një tollovie në zonën e mitrovicasve me karton të kuq u ndëshkua Valon Kasapi.


busy
komente