HOT NEWS
E enjte, 18 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ne fokus/ “Tips Elit”, projekti më i ri i FFK-së
nga AlbaniaSoccer   E diel, 17 Mars 2013 07:14   pdfShtypEmail

ball_goal“Tips Elit” është projekti më i ri i Federatës së Futbollit të Kosovës. Ky projekt ka për qëllim koordinimin dhe organizimin e akademive  të futbollit në klubet e Superligës, në koordinim me kriteret për punë me grupmosha të reja në kuadër të UEFA-s dhe FIFA-s. Projekti ka si objektiv të koordinojë dhe harmonizojë veprimtarinë e grupmoshave të reja në fazën e edukimit dhe fazën e parapërgatitjes së lojtarëve për hapin e elitës. Projekti është në fazën finale para dorëzimit dhe FFK fton të gjitha klubet e Superligës, konkretisht drejtorët apo përgjegjësit e shkollave në klube të jenë pjesë e informimit dhe debatit, me qëllim që ky projekt të jetë sa më integrues në klubet tona.


Projekti “Tips Elit”
Pjesëmarrëse: Klubet e Raiffeisen Superligës
Data e takimit: 28 mars 2013
Vendi i takimit: Shtëpia e Sportit, kati i 4
Koha e takimit: 13.00-15.00
Tema: Projekti ‘Tips Elit’
Ftohen: Drejtorët e shkollave apo përgjegjësit e shkollave në klubet e Raiffeisen Superligës.
Organizatore: FFK
Përgjegjës për informimin e projektit: Albert Bunjaki, Muharrem Sahiti
Pjesëmarrja është obligative për klubet e elitës për të qenë pjesë e projektit “Tips Elit”


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit