HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 19 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Raiffeisen Superliga/ Prishtina dhe Trepça’89 fituan si mysafire
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 15 Prill 2013 13:08   pdfShtypEmail

Prishtina-liriaPrishtina dhe Trepça’89 kanë shënuar fitore si mysafire në kuadër të javës së 24-t në Raiffeisen Superligë. Prishtina arkëtoi tri pikë në Merdar, duke e mposhtur Hysin, me rezultat 1:0. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Liridon Kukaj, me gjuajtje me kokë pas asistimit të Mentor Mazrekajt, në minutën e 55-të. Ndërkohë, Trepça’89 ka arritur të mposhtë Drenicën në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, me rezultat 3:1. Drenicasit kaluan të parët në epërsi në minutën e 12-të nëpërmjet Granit Çekajt, por mitrovicasit fllimisht i barazuan shifrat në minutën e fundit të pjesës së parë me golin e Samir Sahitit, kurse në pjesën e dytë arritën të përmbysin rezultatin me dy golat e Labinot Jetullahut (69’, 78’). Hajvalia dhe Llamkos Kosova kanë shënuar fitore bindëse në duelet kundër Besës, përkatësisht Trepçës. Hajvalia e mposhti në Kizhnicë skuadrën pejane me rezultat 3:0, me golat e shënuar nga Mavriqi, Zhara (ag) dhe Aleksandru. Edhe më bindëse u tregua Llamkos Kosova në duel me Trepçën, duke e mposhtur me rezultat 5:0. Dy gola për vushtrriasit i shënoi Labinot Osmani (24’, 39’), kurse me nga një gol kontribuuan Festim Krasniqi (30’), Semir Zeneli (45’) dhe Bajram Zuçaku (74’).


busy
komente