HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 19 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Raiffeisen Superliga/ Prishtina me hapa të sigurt drejt titullit
nga AlbaniaSoccer   E diel, 12 Maj 2013 22:40   pdfShtypEmail

raiffasen_superliga_KosovesSot janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së 29-të në Raiffeisen Superligë. Prishtina është shumë afër ta sigurojë titullin e ri të kampionit, pasi tashmë kryeson me 10 pikë më shumë se Trepça’89. Bardhekaltrit, të dielën, kanë shënuar fitore në shtëpi kundër Hajvalisë, me rezultat 3:2. Golat për Prishtinën i shënuan Mentor Mazrekaj (10’), Astrit Fazliu (20’) dhe Besnik Krasniqi (69’), derisa për Hajvalinë shënuan Erdin Hashani (31’) dhe Nikollë Dushi (88’). Ndërkohë, Trepça’89 zhgënjeu sërish tifozët e saj, duke barazuar pa gola me Feronikelin dhe në këtë mënyrë i humbi shpresat për titull. Në anën tjetër, Hysi ka shënuar fitore me rezultat bindës kundër Lirisë, 5:0, duke i rritur gjasat për t’iu shmangur barazhit. Fiton Hajdari ka realizuar dy gola për skuadrën vendëse (30’ e 74’), ndërsa me nga një gol kanë kontribuuar Sokol Berisha (13’), Arlind Zylfallari (25’) dhe Mentor Zhdrella (69’).


busy
komente