HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 02 Maj 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ndryshime në Shkollën e Futbollit Prishtina
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 10 Gusht 2009 12:23   pdfShtypEmail

kushtrim_munishi_gjilanMunishi zëvendëson Kollarin

 

Ish-sulmuesi i disa skuadrave të Kosovës, Kushtrim Munishi, është emëruar drejtor i Shkollës së Futbollit Prishtina. Ai e ka zëvendësuar Besnik Kollarin, i cili tashmë e drejton skuadrën e te rriturve të Prishtinës

 

Fatmir Bytyçi

 

Prishtinë, 10 gusht - Ish-sulmuesi i njohur i futbollit të Kosovës, Kushtrim Munishi, është emëruar drejtor i Shkollës së Futbollit Prishtina. Munishi në këtë post e ka zëvendësuar Besnik Kollarin, i cili pak ditë më parë ka marrë përsipër ta drejtojë skuadrën e seniorëve të këtij klubi.

“Oferta e drejtuesve të Klubit Prishtina, për ta drejtuar Shkollën e Futbollit, ka qenë e mirë, prandaj nuk kam hezituar ta pranoj këtë ofertë”, ka thënë Munishi.

“Do të angazhohem maksimalisht të krijoj shkollë profesionale, ku do të mund të nxjerrim talentë të futbollit”, ka thënë Munishi.

Ai dëshiron që një ditë të bëhet trajner i ndonjë skuadre të elitës së futbollit tonë. Ai beson se mund të drejtojë një skuadër të Kosovës.

“Tashmë kur jam pajisur me licencën A të UEFA-s, dëshira ime është që një ditë të drejtoj një skuadër të elitës së futbollit të Kosovës”, ka thënë Munishi.

Kujtojmë se Munishi dy vjet më parë ishte larguar nga futbolli aktiv, ndërsa pak ditë më parë në Tiranë ka marrë licencën A të UEFA-s.


busy
komente