HOT NEWS
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Alarm tek Milano
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 26 Gusht 2009 09:49   pdfShtypEmail

milano_nilano_516267011Ekipi i Milanos edhe pas Javes së katërt të Kampionatit të Maqedonisë në futboll nuk ka arritur të marr pikët e para. Deri më tani kumanovarët kanë shënuar vetëm një gol, ndërkohë kanë pranuar 9-të. Disfatën e fundit "kuqezinjtë" e kanë nga Horizont Turnovo, të cilët në cilësinë e mysafirët arritën deri të fitorja me rezultat 0:2. Golat për mysafirët i shënuan Millosheviç (45') dhe Todorov (84'). Këtë takim e udhëhiqen Xhemal Zeqiri dhe Ismet Bekteshi, pasi trajneri kryesor Erkan Jusuf qysh para ndeshjes paralajmëroi se është i sëmurë. "Në pjesën e parë kishim shumë rastet për gol, por të njëjtat nuk i realizuam. Mendoj se merituam të paktën një pikë nga ky ballafaqim. Mysafirët i shfrytëzuan rastet e tyre, ku patjetër do të përmend portierin Daniq, i cili lirisht mund të thuhet se ishte lojtar i ndeshjes. Ne e dhamë maksimumin por aq kishim forcë", pohoi pas ndeshjes ndihmëstrajneri, Zeqiri.

Avdyl Salihu


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit