HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E hënë, 18 Nentor 2019
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Maqedonia/ Ne Tetove nuk do te kete "Komita"
nga Administrator   E premte, 05 Tetor 2012 22:58   pdfShtypEmail
komiti
Krye-ndeshja e javës së 9-të, të Ligës së Parë në futboll këtë të diel në Tetovë mes Shkëndijës dhe Vardarit do të luhet pa prezencën e tifozëve mysafir të njohur si “komiti”. Ndeshja është shpallur ndeshje e rrezikut të lartë.
Incidentet e fundit të shkaktuara para gjatë dhe pas ndeshjes së javës së shkuar mes Vardarit dhe Pelisterit, kanë detyruar organet e FFM-së, që krye-ndeshjen e javës së 9-të, mes Shkëndijës dhe Vardarit ta shpallin ndeshje të rrezikut të lartë. Kjo do të thotë se është aktivizuar vendimi për mos udhëtimin të fansave mysafir, në këtë rast “komitët” nuk do të jenë në tribunat e stadiumit në Tetovë.
FFM-ja ka aktizivuar këtë ndalesë të udhëtimit të fansave mysafirë, pasi sipas tyre nga SPB Tetova kanë marrë rekomandimin që të ndalohet udhëtimi I fansave mysafir në këtë ndeshje. Kjo është hera e dytë që fansave të skuadrave udhëtuese nuk iu lejohet të hyjnë në stadiumin e qytetit në Tetovë. Kjo më parë iu ndodhi fansave të Teteksit, të njohur si “Vojvodi”, të cilët nuk patën mundësi të ndjekin derbin lokal Shkëndija - Teteksi.

busy
komente