HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Maqedonia/ Metalurgu kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim nga Shaqiri
nga AlbaniaSoccer   E martë, 21 Maj 2013 21:27   pdfShtypEmail

artim_shaqiriKlubi Futbollistik ‘Metalurg’ ka ngritur akt padi kundër trajnerit të Shkëndijës, Artim Shaqirit në Gjykatën Themelore në Shkup. Në kumtesën e klubit shkruan se padia është ngritur për shkak të akuzave dhe shpifjeve ndaj futbollistëve të Metalurgut nga trajneri i Shkëndijës, Artim Shaqiri, të cilat u publikuan në të përditshmen sportive ‘Makedonski Sport’ më 9 maj, pas sfidës Shkëndija – Metalurg. Më tej në kumtesën e KF Metalurg thuhet se dëmshpërblimi të cilën e kërkon kap shifrën prej 6 milion denarë ose 100 mijë eurosh. Ndryshe sfida Shkëndija – Metalurgu, e zhvilluar në Tetovë u mbyll me barazim 1-1, ndërsa trajneri Artim Shaqiri akuzoi futbollistët e Metalurgut se janë munduar të ofrojnë të holla futbollistëve tetovar për të nxjerr rezultat pozitiv.


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit