HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Në fokus/ FFM-ja merr 3 pikë Dritës dhe e dërgon në ligën e dytë
nga AlbaniaSoccer   E premte, 14 Qershor 2013 08:27   pdfShtypEmail

drita kfPas turpit të ditës së mërkurë, kur Drita pas një referimi skandaloz, ishte e detyruar të braktis fushën e lojës në minutën e 69-të të takimit pranë rezultatit 2-3 për Euromilkut, të enjten drejtuesit e këtij klubi mbajtën pres-konferencë për media, ku ka njoftuar opinionin e gjerë me vendimet e marra.

“E kemi njoftuar nënkryetarin e FFM-së, Qenan Idrizi për këta biseda që janë bërë në kuluare të ndryshme. Dhe, prej tij ka kërkuar që në këtë ndeshje të ketë refer, delegat dhe vëzhgues nga ana e shqiptarëve, por për fat të keq nuk kishte asnjë person zyrtar. Këtu dyshojmë se skenari ka qenë i parapërgatitur që më parë. Pas kësaj është mendimi i kryesisë së klubit që kjo vjen nga kreu i FFM-së, Ilço Gjorgjevski dhe stafi i tij. Ne si kryesi emrat e referëve i kemi kuptuar vetëm një orë para fillimit të ndeshjes, që nuk është normale, ndërsa ekipi tjetër me siguri kanë qenë të njoftuar një ditë më parë”, tha Abedin Aliti, kryetar i KF Drita nga Bogovina.

“Do të kërkojmë takim me përfaqësuesit shqiptar në FFM-së dhe përfaqësuesit e ekipeve shqiptare në Ligën e dytë për të marrë një vendim të përbashkët, pasi situata të tilla i kanë ndodhur edhe Shkëndijës e Renovës, ndërsa nesër mund t’i ndodh edhe ndonjë ekipi tjetër shqiptar. Të sjellim ndonjë vendim, pasi dikujt i ka penguar që katër ekipe shqiptare të garojnë në ligën e parë. Mendoj se këtë gjë do ta zbulojmë shumë shpejtë”, theksoi ai. Nga KF Drita theksojnë se kanë njohuri se para dhe pas ndeshjes zyrtarë të FFM-së kanë qene në aheng të përbashkët me drejtues të Euromilkut.

Ndërsa, trajneri Jeton Beqiri ka shtuar: “Si mund të drejtoj ndeshjen një refer me karakteristika të këqija Jam i mendimit se ai refer nuk meriton të referoj as në ndeshjet e ligës së dytë, e mos të flasim për ndeshje të Ligës së parë dhe balotazh. Sjellja e tij ka qene jonormale, si ndaj stafit teknik ashtu edhe ndaj futbollistëve që u dëshmua me kartonët e kuq ndaj ndihmës trajnerit dhe përfaqësuesit të klubit. Nuk e di se çfarë skenari ka qenë i përgatitur, por kjo është turp për futbollin tonë”.

Kurse kapiteni, Argjend Ramadani theksoi: “Ajo që ndodhi në Shtip është një antireklamë e FFM-së, si regjisor i asaj çka ndodhi, ndërsa aktori kryesor ishte referi, i cili që nga minuta e parë mundohej me veprimet e tija të krijoj nervozizëm në mesin e lojtarëve tanë, duke ndarë kartonë të verdhë për pyetje se përse sillet ashtu kundër lojtarëve tanë. Ai ka vazhduar me gjeste që nuk i kanë hije”.

Të kujtojmë se, ndeshja e barazhit ne Shtip mes Dritës dhe Euromilk është ndërprerë në minutën e 69-të, pranë rezultatit 3-2 për Euromilk. Arsyeja e ndërprerjes është referimi skandaloz i referit kumanovar, Dalibor Gjorgjievski, i cili tregoi penallti të paqenë për Euromilkun dhe largon me karton të kuq portierin e Dritës.

FFM regjistron ndeshjen 3-0 për Euromilkun

Komisari për gara pranë FFM-së, Vasko Dojcinovski, i cili mori pjesë edhe në ndeshjen e barazhit në Shtip e ka regjistruar ndeshjen me rezultat zyrtar 3-0 për Euromilk nga Gorno Lisice, ndërsa Drita dhe përfaqësuesit e saj janë dhënë në komision disiplinor të FFM-së. “Rregullat janë të qartë, Drita ka lëshuar terenin dhe ndeshja ishte e ndërprerë. Kështu loja regjistrohet 3-0 për Euromilk, kurse Drita, përfaqësuesi i saj, kapiteni dhe shefi i stafit teknik do të jepen në komision disiplinor”, tha Vasko Dojcinovski.

FFM ja merr 3 pikë Dritës dhe e dërgon në ligën e dytë – VIDEO


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit