HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Maqedoni/ Renova fiton Kupen e Maqedonise, Shqiptaret ne feste
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 03 Maj 2012 19:21   pdfShtypEmail

renova_fituesSkuadra e Renovës ka arritur një tjetër sukses historik, pasi të mërkurën për herë të parë fitoi trofeun e Kupës së Maqedonisë, duke i’a bashkuar këtë sukses titullit të kampionit të arritur dy vite më parë. Renova e cila në kampionat është larg pozitave që çojnë në Evropë, me të drejtë gjithë koncentrimin e drejtoi kah Kupa e Maqedonisë, ku pasi në gjysmëfinale eliminoi Vardarin e favorizuar, në finalen e  zhvilluar në Shtip, mundi Rabotniçkin me rezultatin bindës 3:1.

Futbollistët e Renovës kaluan në epërsi që nga minuta e 12 përmes Sashko Ristov, pas një gjuatje nga këndi nga ana e Gafurrit. Rabotniçki arriti të barazojë në minutën e 52, mirëpo vetëm 13 minuta më vonë, Renova shënon golin e dytë nga Simovski dhe golin e tretë e shënoi Gafurri.


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit