HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kupa / Renova kalon ne turin tjeter me shume veshtiresi
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 25 Gusht 2012 18:55   pdfShtypEmail

kupa_e_maqedonis___132304198Novaci-Renova 1-2

Mbrojtësi i titullit në Kupën e Maqedonisë, Renova e Xhepcishtit më vështirë se sa pritej ka arritur të sigurojë kualifikim në raundin e ardhshëm të garës më masovike të futbollit në vend. ‘Gjipspunuesit’ edhe pse shiheshin si favorit të mëdhej në 1/16 e finales në përballjen me ekipin e kategorisë së tretë Poeshevës, megjithatë ka arritur të sigurojë kualifikimin vetëm në minutën e 88-të me eurogolin e Vullnet Eminit, që vendosi rezultatin përfundimtar 1-2 për miqtë.

Paraprakisht vendasit befasuan në minutën e 22-te, kur veterani Toni Micevski shënoi për epërsi të vendasve. Renova barazoi me anë të Muharem Bajramit nga pika e bardhë në minutën e 30-të. Edhe pse me vështirësi, Renova gjithsesi arriti të kalojë pengesën e parë në Kupën e Maqedonisë, duke vazhduar rrugëtimin për mbrojtjen e këtij trofeu. Njëherit kjo ishte fitorja e dytë e Qatip Osmanit në ndeshjen e dytë nën drejtimin e Renovës.

Pllaçkovica-Shkëndija 0-3 (ne tavoline)

Shkëndija dhe 11 Oktomvri janë kualifikuar më tej pa ndeshje të zhvilluar, pasi kundërshtarët e tyre Pllackovica dhe Astibo nuk siguruan teren adekuat në kohë, ndërsa takimet regjistrohen me rezultat zyrtar për miqtë. Dyshet për 1/8 e finales së Kupës së Maqedonisë do të mësohen pas hedhjes së shortit, ndërsa në vazhdim të kësaj gare do të zhvillohen nga dy ndeshje (vendas-mysafir), deri në finalen e madhe.


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit