HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E hënë, 18 Nentor 2019
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kupa Maqedonisë/ Shkëndijës i përsëritet historia në finale të kupës
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 27 Maj 2013 21:23   pdfShtypEmail

kupa_e_maqedonis___132304198Skuadrës së Shkëndijës nga Tetova iu ka përsëritur historia e vitit 2006, kur në finale të kupës së Maqedonisë, pati humbur nga Makedonija GJ.P. 3-2. Kuqezinjtë edhe kësaj radhe kanë qenë të pafat, pasi në finalen e përsëritur, pa prani të publikut, janë mundur nga Teteksi me rezultat të përgjithshëm 7-6 (në kohën e rregullt ishte 1-1) pas ekzekutimit të penalltive. Fituesi është vendosur në serinë e shtatë të penalltive, kur portieri Mancevski ndali gjuajtjen e Berishës, ndërsa më herët nga pika e bardhë kishte shënuar Iseni. Për Teteksin nga penalltitë préciz ishin: Nastevski, Drobarov, Petkovski, Kralevski, Mancevski dhe Iseni, kurse për Shkëndijën shënuan: Aliu, Selmani, Cuculi, Taipi dhe Useini. Penalltitë i huqën: Ejupi dhe Berisha tek Shkëndija dhe Despotovski tek Teteksi. Këta të fundit do ta përfaqësojnë Maqedoninë në Ligën e Evropës.

Sa i përket ndeshjes, ajo nisi shumë mirë për Shkëndijën, e cila në minutën e 15-të erdhi në epërsi me golin e Ejupit, pas një asistimi fenomenal të Pollozhanit. Minuta e kobshme për Shkëndijën ka qenë e 24-ta, kur portieri Velii panevojë luajti me dorë jashtë zonës së rreptësisë, ndërsa referi Stavrev i tregoi kartonin e kuq. Trajneri Artim Shaqiri ishte i detyruar të bëjë zëvendësim, duke nxjerrë nga loja Ardit Shaqirin dhe në vend të tij të inkuadrojë portierin e ri dhe papërvojë Nuhiu.

Në minutën e 70-të Teteksi brazoi në 1-1 me golin e Micevskit, i cili me mençuri u shërbye nga Iseni dhe nga 18 metra shënoi gol.

Deri në fund të takimit nuk pati ndonjë rast që duhet veçuar. Në lojën shtesë të dyja ekipet patën nga një mundësi, por që nuk dhanë sukses. Më pas Teteksi dhe Shkëndija sikur pritnin 11-shat për të vendosur fituesin e Kupës.


busy
komente