HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 17 Gusht 2019
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Në kombëtare ecet përpara me marshin “R”
nga AlbaniaSoccer   E premte, 04 Shtator 2009 15:33   pdfShtypEmail

emiliano_vilaSkuadra e Shqipërisë është duke u stërvitur në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen zyrtare eliminatore ndaj Danimarkës. Vetë pozitat tona në tabelën e  klasifikimit si gjithmonë nuk na japin asnjë shans për kualifikim, ndërkohë që danezët kryesojnë në vendin e parë me meritë dhe na kanë mundur me rezultatin 3-0 në fushën e tyre. Sigurisht, në sfidën e rradhës nuk kemi asnjë arsye për t’i lëshuar “pe” kundërshtarit, në të kundërt, tifozeria kuqezi në shkallët e stadiumit kërkon shpërblim për atë humbje të turpshme në Danimarkë, edhe pse deri diku e pranushme. Objektivat tona të cunguara mund të shërbejnë për të fituar terren për elementët e rinjë në skuadër në këto momente. Një nga më të spikaturit të këtij rrangu padyshim është dhe lojtari polivalent Emiljano Vila. Një zbulim i kampionatit shqiptar, i cili kohë më parë është transferuar te skuadra e Dinamos së Zagrebit, ndërkohë që tani gjendet i huazuar ne ekipin e dytë të këtij klubi Lokomotiv Zagreb. Ndeshje pas ndeshje trajneri Kuzhe ka folur me superlativa për talentin durrsakë dhe mbase vendimi i fundit, të cilin e gjykojmë absurd, për dërgimin e lojtarit në fjalë në skuadrën përfaqësuese Shpresa ëshë i cuditshëm dhe mbase deri diku i gabuar. Ta kthesh një lojtarë si Vila atje nga edhe erdhi do të thotë se në kombëtaren tonë ecet përpra me marshin “R”, pra indietro dhe gjithcka kthehet pas në kohë. Vila në ndeshjen e fundit miqësore ka shënuar edhe një gol duke dhënë sërish një performancë të besueshme. Të gjithë presin që talenti të lulëzojë plotësisht, ku edhe ndaj Gjeorgjisë në një tjetër miqësore ka marrë lëvdatat e trajnerit kroat të pankinës sonë. Mbase kthimi pas në skuadrën Shpresa nuk është një turp, por një demoralizim për futbollistin në fjalë. Në fund të fundit në skuadrën tonë përfaqësuese ka disa lojtarë pa klub, cka do të thotë mungesë harmonizimi me lojtarët e tjerë në të gjitha aspektet. Si me Vilën apo pa Vilën, Danimarka është një kundërshtar tepër i fortë për ne dhe humbja s’konsiderohet tragjedi dhe është mëse e pranueshme, ndaj dhe trajneri s’ka nevojë të drrithërohet përpara sfidave të tilla, por duhet të guxoj duke ingranuar elementin e ri, i cili padyshim do të na shërbejë për të ardhmen.

Altin Ngjela


busy
komente