HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E hënë, 10 Dhjetor 2018
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Në fokus / Granit Xhaka: Dua të luaj për Shqipërinë, por mungon interesimi i FSHF-së!
nga Yll Begu   E mërkurë, 13 Prill 2011 11:29   pdfShtypEmail
T/ Xhaka: Duam të luajmë për Shqipërinë
Nt/ “Ne jemi shqiptarë dhe është normale që dëshira dhe vullneti ynë
është të luajmë për Kombëtaren kuqezi. Mirëpo, neglizhenca që po
tregojnë zyrtarët e FSHF-së mund t’i kushtojë Kombëtares shqiptare
me humbjen e dy talenteve tjera”, ka theksuar për “Kosova Sot”
mesfushori i Bazelit, Granit Xhaka
Mesfushori i Bazelit, Granit Xhaka, së bashku me vëllanë e tij, Taulantin,
kanë dëshirë për t’u bërë pjesë e kombëtares shqiptare, mirëpo deri më tash
nuk kanë parë kurrfarë interesimi nga Federata Shqiptare e Futbollit që t’i
afrojë ata në kombëtaren kuqezi. Këtë e ka bërë të ditur në një intervistë
për “Kosova Sot” vetë futbollisti i Bazelit, Granit Xhaka. Në fakt, kohët e
fundit mediat zvicerane kanë shkruar për mundësinë që vëllezërit Xhaka të
zgjedhin Shqipërinë përpara Zvicrës, e që sipas tyre do të ishte një humbje e
madhe për futbollin helvetikë, pasi ata vlerësohen si talente të mëdhenj të
futbollit të këtij vendi. “Në javët e fundit është bërë një presion i madh drejt
nesh nga mediet lokale për të zgjedhur kombëtaren e Zvicrës dhe e kam të
vështirë ta kuptoj përse askush nga FSHF-ja nuk ka reaguar për të shprehur
interesim që ne të vishemi kuqezi”, ka theksuar Granit Xhaka. Ai ka pranuar
se dëshira e tyre është që të luajnë për Shqipërinë, por nuk e ka përjashtuar
mundësinë që së shpejti të vendosin të paraqiten në kombëtaren zvicerane,
duke pasur parasysh neglizhencën e drejtuesve të futbollit shqiptar. “Ne jemi
shqiptarë dhe është normale që dëshira dhe vullneti ynë është të luajmë për
Kombëtaren kuqezi. Mirëpo, neglizhenca që po tregojnë zyrtarët e FSHF-së
mund t’i kushtojë Kombëtares shqiptare me humbjen e dy talenteve tjera.
Neve nuk ka telefonuar askush nga FSHF-ja, derisa interesimi i zviceranëve
është i jashtëzakonshëm, sepse nuk duan që t’i humbin dy futbollistë të rritur
në vendin e tyre”, ka nënvizuar Graniti. Sa i përket zërave të disa medieve
se vëllezërit Xhaka nuk kanë të drejtë paraqitjeje për kombëtaren kuqezi për
shkak se kanë luajtur në kombëtaren e grupmoshave të Zvicrës, Graniti
është shprehur: “Nuk është aspak e vërtet që ne nuk kemi të drejtë
paraqitjeje për Shqipërinë, por duket se po mungon interesimi dhe vullneti i
drejtuesve të FSHF-së për të na ftuar në kombëtare. Ne kemi të drejtë të
luajmë për Zvicrën deri në kombëtaren U-21”. Mesfushori i Bazelit, ka bërë
të ditur se në javën e ardhshme do të takohen me zyrtarët e Federatës
zvicerane, me të cilët do të bisedohet për përfshirjen e tyre në kombëtaren e
Zvicrës. “Ne do të bisedojmë me drejtuesit e futbollit zviceran dhe nëse
gjatë kësaj kohe drejtuesit e FSHF-së nuk shfaqin ndonjë interesim atëherë
është normale që ne të pranojmë për të luajtur për Zvicrën. Ne jemi të
vetëdijshëm se në të dyja kombëtaret konkurrenca është e madhe, por
dëshira jonë është që ta japim kontributin tonë në fanellën kuqezi, e cila
është e të gjithë shqiptarëve”, ka shtuar Granit Xhaka. Mediet zvicerane e
vlerësojnë atë si yllin e ri të Bazelit, me të cilën skuadër ai ka shkëlqyer
gjatë këtij edicioni. Megjithatë, Graniti shpreson se në një të ardhme të afërt
do të veshë fanellën e ndonjë gjiganti evropian. “Jam shumë i kënaqur me
paraqitjet e mia te Bazeli dhe kushtet që m’i ofron ky klub, mirëpo sigurisht
se si çdo futbollist tjetër edhe unë kam dëshirë që një ditë të luaj në një
skuadër më të madhe evropiane. Klubi im i preferuar është Bajerni i
Munihut, por duhet të presim se çfarë do të sjellë e ardhmja. Tash për tash
kam disa oferta shumë të mira, kryesisht nga Gjermania dhe së bashku me
klubin besoj se do të bëjmë zgjidhjen më të mirë”, ka përfunduar Granit
Xhaka. Ai së bashku me vëllanë e tij në janar të këtij viti kanë nënshkruar
kontratat e reja me Bazelin deri në vitin 2014. Çmimi i tij nga faqet e
specializuara në tregun e futbollit vlerësohet të jetë rreth 750 mijë euro.
granitxhakaMesfushori i Bazelit, Granit Xhaka, së bashku me vëllanë e tij, Taulantin, kanë dëshirë për t’u bërë pjesë e kombëtares shqiptare, mirëpo deri më tash nuk kanë parë kurrfarë interesimi nga Federata Shqiptare e Futbollit që t’i afrojë ata në kombëtaren kuqezi. Këtë e ka bërë të ditur në një intervistë për të përditshmen kosovare, “Kosova Sot” vetë futbollisti i Bazelit, Granit Xhaka. Në fakt, kohët e fundit mediat zvicerane kanë shkruar për mundësinë që vëllezërit Xhaka të zgjedhin Shqipërinë përpara Zvicrës, e që sipas tyre do të ishte një humbje e madhe për futbollin helvetikë, pasi ata vlerësohen si talente të mëdhenj të futbollit të këtij vendi. “Në javët e fundit është bërë një presion i madh drejt nesh nga mediet lokale për të zgjedhur kombëtaren e Zvicrës dhe e kam të vështirë ta kuptoj përse askush nga FSHF-ja nuk ka reaguar për të shprehur interesim që ne të vishemi kuqezi”, ka theksuar Granit Xhaka. Ai ka pranuar se dëshira e tyre është që të luajnë për Shqipërinë, por nuk e ka përjashtuar mundësinë që së shpejti të vendosin të paraqiten në kombëtaren zvicerane, duke pasur parasysh neglizhencën e drejtuesve të futbollit shqiptar. “Ne jemi shqiptarë dhe është normale që dëshira dhe vullneti ynë është të luajmë për Kombëtaren kuqezi. Mirëpo, neglizhenca që po tregojnë zyrtarët e FSHF-së mund t’i kushtojë Kombëtares shqiptare me humbjen e dy talenteve tjera. Neve nuk ka telefonuar askush nga FSHF-ja, derisa interesimi i zviceranëve është i jashtëzakonshëm, sepse nuk duan që t’i humbin dy futbollistë të rritur në vendin e tyre”, ka nënvizuar Graniti. Sa i përket zërave të disa medieve se vëllezërit Xhaka nuk kanë të drejtë paraqitjeje për kombëtaren kuqezi për shkak se kanë luajtur në kombëtaren e grupmoshave të Zvicrës, Graniti është shprehur: “Nuk është aspak e vërtet që ne nuk kemi të drejtë paraqitjeje për Shqipërinë, por duket se po mungon interesimi dhe vullneti i drejtuesve të FSHF-së për të na ftuar në kombëtare. Ne kemi të drejtë të luajmë për Zvicrën deri në kombëtaren U-21”. Mesfushori i Bazelit, ka bërë të ditur se në javën e ardhshme do të takohen me zyrtarët e Federatës zvicerane, me të cilët do të bisedohet për përfshirjen e tyre në kombëtaren e Zvicrës. “Ne do të bisedojmë me drejtuesit e futbollit zviceran dhe nëse gjatë kësaj kohe drejtuesit e FSHF-së nuk shfaqin ndonjë interesim atëherë është normale që ne të pranojmë për të luajtur për Zvicrën. Ne jemi të vetëdijshëm se në të dyja kombëtaret konkurrenca është e madhe, por dëshira jonë është që ta japim kontributin tonë në fanellën kuqezi, e cila është e të gjithë shqiptarëve”, ka shtuar Granit Xhaka.


busy
komente