HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 20 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kombetarja/ Shkupi nje opsion per ndeshjen me Rumanine
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 25 Prill 2011 14:20   pdfShtypEmail

Kombetarja-e-ShqiperiseJo vetem shqipetaret ne Kosove, por dhe ata qe jetojne ne Maqedoni duan te shohin nga afer kombetaren kuqezi. Stadiumi Qemal Stafa do te prishet pas ndeshjes me Francen dhe FSHF eshte duke kerkuar vendin ku do te luhet ne tetor ndeshja me Rumanine. Levizja qytetare “Zgjohu” I ka bere thirrje publike kryetarit te FSHF-se Armando Duka qe kjo ndeshje te luhet ne qytetin e Shkupit. Stadiumi “Filipi i Dyte” mund te merret ne perdorim dhe nuk ka asgje qe pengon Shqiperine te luaj ne kryeqytetin maqedonas ku nje perqindje te madhe te popullisise e bejne shqipetaret. Me poshte eshte dhe letra e levizjes “Zgjohu” drejtuar FSHF-se.

Enea Shtrepi

KERKESE drejtuar Federates Shqiptare te Futbollit

Pas vendimit te Qeverise dhe Federates Shqiptare te Futbollit per ndertimin e stadiumit te ri ne kryeqytetin e shqiptareve Tirane me rastin e 100 vjetorit te pavaresise, Levizja Qytetare ZGJOHU! fton Federaten dhe Kombetaren Shqiptare qe te zhvilloje ndeshjet kualifikuese per EURO 2012 ne stadiumin e Shkupit ne rast se deshtojne perpjekjet per t’i zhvilluar ndeshjet ne Prishtine.

Levizja ZGJOHU! eshte e gatshme te ndihmoje ne pregaditjet e nevojshme per realizimin e kesaj iniciative dhe garanton stadium te mbushur perplot me tifoze shqiptar nga Maqedonia, por edhe nga Shqiperia dhe Kosova. Ndeshja e kombetares shqiptare me Rumanine qe duhet te zhvillohet me 11 tetor eshte shans i mire qe kombetarja te zhvilloje ndeshje gjithandej ku ka shqiptare, e ne veçanti ne tre kryeqendrat shqiptare, Tirane, Prishtine dhe Shkup.

Stadiumi ne Shkup ploteson te gjitha kriteret qe i kerkon FIFA e UEFA si dhe mundeson 35.000 zera shqiptare ne perkrahje te fuqishme per djemt kuq e zi dhe kombetares shqiptare.

Levizja ZGJOHU! tradicionalisht ndihmon tifozet shqiptar nga Shkupi per t’i ndjekur ndeshjet e kombetares ne Tirane, Korçe, Shkoder dhe kudo qe luan kombetarja jone. Tifozet nga Shkupi pregaditen flamurin e pare gjigand kombetar me permasa 50x10 metra si dhe koreografine JEMI NJE ne ndeshjen me Bosnjen. Jemi te bindur qe bashkarisht do t’a stermbushim stadiumin ne Shkup dhe do te pregadisim spektakel ne ndihme te Lorik Canes dhe shokeve drejt fitoreve te rradhes.

Ftojme Presidentin e Federates Shqiptare te Futbollit, Armando Duka, te merr ne konsiderate kete gatishmeri dhe mundesine qe t’a sjell kombetaren shqiptare me afer shqiptareve gjer ne perfundimin e Arenes se Shqiponjave ne Tirane.

Me respekt,

Levizja Qytetare ZGJOHU!


busy
komente