HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E martë, 19 Nentor 2019
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
EURO 2012/ Shqiperi-Rumani 1-1
nga AlbaniaSoccer   E martë, 11 Tetor 2011 22:41   pdfShtypEmail

kombTARJAKombetarja shqiptare e ka mbyllur me nje barazim kete edicion eleminatoresh duke mos u hakmarre ndaj Rumanise ashtu si lojtaret kishin premtuar para ndeshjes. Ne “Qemal Stafa” kuqezinjte jane paraqitur me mire se ne ndeshjet e fundit por serish fitorja ka munguar. Rumunet edhe pse nuk dukeshin aq te shqetesuar per rezultatin, kane dale te pamposhtur nga kjo sfide, ndonese nuk kane bere ndonje gje te jashtezakonshme ne fushe.

Shqiperia vec rezultatit fitoi te rinjte Roshi e Lilaj si dhe Bakajn qe beri paraqitje mjaft te mire. Keta futbolliste treguan se meritojne te jene pjese e rendesishme ne te ardhmen.

Sa i perket ndeshjes Shqiperia e nisi dhe ishte nje skuader luftare ne fushe.Ne minuten e 24-t, Hamdi Salihi kaloi kombetaren shqiptare ne avantazh, pas nje goditje kendi te ekzekutuar nga Elis Bakaj. Shkodrani u shkeput bukur me koke, duke lene te shtangur rumunet. Vetem pak minuta me vone, Salihi pati nje rast te arte per te dyfishuar shifrat, por edhe pse me porten e boshatisur, e dergoi topin jashte.

Ne pjesen e dyte rumunet reaguan menjehere dhe nisen te ngacmonin porten e mbrojtur nga Saimir Ujkani. Nje gabim ne mbrojtje,solli golin e barazimit. Nje goditje nga kendi dergoi topin tek Lukin qe e coi topin ne rrjete me porten e boshatisur. Ne minutat e mbetura, Kuzhe ka tentuar gjithçka dhe dy-tre momente te rrezikshme u krijuan, por pa rezultat. Takimi u mbyll ne shifrat 1-1, nje barazim qe e çon Shqiperine ne kuoten e 9 pikeve pas 10 ndeshjesh. Ne shume aspekte, edicioni mund te quhet i deshtuar, me vetem 2 fitore, 3 barazime dhe 5 humbje dhe serish ne vendin e peste ne klasifikimin e grupit.

Per t’u theksuar edhe nje moment acarimi i tifozeve, qe hodhen ne fushe tymuese e fishekzjarre dhe qe çuan ne nderprerjen e ndeshjes per dy minuta. 
Nderkaq, ne kohen shtese, Januzi pesoi nje shtyrje ne zone, por per arbitrin nuk ishte penallti. Takimi u mbyll ne shifrat 1-1, nje barazim qe e çon Shqiperine ne kuoten e 9 pikeve pas 10 ndeshjesh. Ne shume aspekte, edicioni mund te quhet i deshtuar, me vetem 2 fitore, 3 barazime dhe 5 humbje dhe serish ne vendin e peste ne klasifikimin e grupit.


busy
komente